Zvicra feston ditën e saj kombëtare, shqiptarët e atjeshëm përcjellin urime

Zviceranët sot festojnë ditën kombëtare të tyre. 1 Gushti përkujton krijimin e Konfederatës Zvicerane që ne njohim sot.

Në vitin 1291, tri kantone malore ishin bashkuar dhe kanë firmosur Kartën Federale, e cila ishte baza e Konfederatës së sotme zvicerane me 26 kantone.

Një grup burrash liridashës ishte betuar për besnikëri në livadhin e Rutli në bregun e liqenit të Lucernit, në kantonin e Urit.

Megjithatë, karta ishte zbuluar në vitin 1758 dhe Qeveria zvicerane e kishte konsideruar zyrtarisht atë si dokument mbi të cilin ngrihej shteti i tyre nga fundi i viteve 1800.

Për herë të parë, 1 gushti ishte festuar në vitin 1891, ndërsa nga 1899 ishte bërë festë vjetore.

Në vitin 1993, zviceranët kishin votuar në masë që 1 gushti të jetë festë kombëtare dhe kështu nga viti 1994 ajo ishte bërë edhe ditë pushimi.

1 Gushti festohet brenda dhe jashtë Zvicrës me fenerë letre, zjarre dhe fishekzjarre.

Me rastin e kësaj feste nuk kanë munguar edhe urimet e shumënumërta të shqiptarëve që jetojnë në këtë vend. Komuniteti shqiptar është ndër të katërtit në këtë shtet evropian.

In : Aktuale

Loading...
loading...