Zvicra kërkon njëzet vjet burg shqiptarit për vrasje të dyfishtë, vrau me thikë gruan dhe motrën e saj

Bernë, 1 prill -Një burrë nga Kosova, 57-vjeçar që vuan nga çrregullime depresive do të gjykohet në kantonin e Aargau për goditje me thikë të gruas dhe kunatës së tij në janar 2018 në Hausen.

Prokuroria Argovian kërkon 20 vjet burg për një 57-vjeçar kosovar të akuzuar për vrasjen e gruas dhe kunatës (balldezke) së tij në janar 2018 në Hausen (AG). Kërkon gjithashtu dëbimin nga vendi për 15 vjet,, njofton gazeta Bota sot nga Zvicra.

Dy gra të vrarë në Hausen (AG)

Prokurorët kanë treguar se burri goditi me thikë dy gratë, të moshës 38 dhe 31 vjeç, tha prokuroria të hënën. Arma u gjet në vend. Kosovari u arrestua në vendin e ngjarjes dhe aktualisht është në paraburgim.StrugaLajm

Raporti psikiatrik përfundon se i akuzuari vuan nga çrregullime depresive. Përveç 20 vjet burg, prokuroria kërkon edhe trajtim ambulant. Ende nuk është caktuar data e gjyqit.

In : Aktuale

Loading...
loading...