Zv/ministrat sot pritet të votohen në Kuvend

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në vazhdimin e seancës së pestë plenare duhet t’i emërojë zëvendësministrat e propozuar nga kryeministri Zoran Zaev.

Për zëvendësministër të Mbrojtjes është propozuar Bekim Maksuti, zëvendësministër i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu, në Ministrinë e Drejtësisë Oliver Ristovski, në Ministrinë e Punëve të Jashtme Arta Toço, në Ministrinë e Financave Shiret Elezi, ndërsa në Ministrinë e Ekonomisë Kire Naumov.

Vllaste Dimoviq është propozuar për zëvendësministër të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Goce Çakarovski i Shëndetësisë, Visar Ganiu i Arsimit dhe Shkencës, Elmi Aziri i Punës dhe Politikës Sociale dhe Administratës, Remzi Mehmedi i Transportit dhe Lidhjeve, ndërsa Jani Makraduli i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Deputetët në kuadër të kësaj seance duhet t’i shqyrtojnë edhe Raportin për punën e Agjencisë për administratë për vitin 2016, Raportin vjetor për punën e Komisionit shtetëror për vendim në shkallën e dytë në sferën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse në vitin 2016, Raporti vjetor për punën e Komisionit shtetëror për vendim në procedurën administrative dhe procedurën e marrëdhënies së punës në shkallën e dytë në vitin 2016 dhe Raporti vjetor për punën e Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale për vitin 2016.

Në seancë do të debatohet edhe për Raportin vjetor të Komisionit për mbrojtje të së drejtës së qasjes së lirë deri te informacionet me karakter publik nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit 2016, Raporti vjetor për punën e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit në vitin 2016, raporti vjetor për punën e Komisionit për barazim të politikës ndëshkuese në vitin 2016, si dhe Raporti për punën e Këshillit buxhetor gjyqësor dhe realizim të Buxhetit gjyqësor për vitin 2016.

In : Aktuale

Loading...
loading...