Zyberi: Ideja e Ali Ahmetit për kandidat për kryeministër shqiptar ua tregoi fytyrën e vërtetë dy partive më të mëdha maqedonase

Në kuadër  fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare
që do të mbahen më 15 korrik, Bashkimi Demokratik për Integrim bëri
prezantimin e kandidatit për kryeministër të parë shqiptar , Naser
Zyberit, në komunën e Sarajit, ku të pranishëm ishin edhe  kryetari i
BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, si
dhe bartësi i  listës  në njësinë e për zgjedhore Izet Mexhiti.
Gjatë fjalimit të tij, kandidati për postin e Kryeministrit të
Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Naser Zyberi, duke përshëndetur
të pranishmit njëherit udhëheqësin dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti
tha se ndjehet i nderuar dhe i entuziazmuar pasi sot qëndron para tyre
si  kandidat i parë shqiptarë për  kryeministër të RMV-së.
“Këtu para banorëve të Sarajit, ku kam lindur  dhe jam rritur në fshatin
Llaskarcë, para banorëve të Dervendit ndjehem krenar për një fakt, pasi
shohë këtu shumë bashkudhëtarë të viteve të 90-ta, atë kohë kur shumë
qytetarë kishin frikë të na bashkëngjiten në Lëvizjen tonë  për barazi
kombëtare disa prej tyre kishin frikë nga Lidhja Social Demokrate
prandaj disa njerëz të cilët sot tentojnë të aderojnë tek ata ose edhe
të bashkëpunojnë le ti pyesin baballarët e tyre, gjyshërit e tyre se si
ishte ajo kohë kur nuk guxonin të dilnin në rrugëtimin tonë për barazi.
Në të kaluarën jam përkushtuar tërësisht në luftën e barazisë të
popullit shqiptarë edhe atë si deputet  disa herë në Kuvendin e
Maqedonisë së Veriut,  më pas edhe në  pozitën e ministrit si dhe  si
zëvendëskryeministër  por edhe si avokat kamë qenë mbrojtjes çështjes
shqiptare,” tha Zyberi.
Kandidati për postin e Kryeministrit të RMV-së, z. Zyberi tha se edhe në
kohën më radikale atë të konfliktit të 2001 tha se ka qenë një nga
avokatët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
“Shpesh herë më thoshin një zëdhënës UCK-ja ka në mal dhe një tjetër në
parlament e ai qenka Naser Zyberi. Kjo nuk më ka trembur fare por
përkundrazi më ka bërë edhe më krenar që me dinjitet dhe kapacitet të
mbrojë çështjen e shqiptarëve në Maqedoni. Prandaj me gjithë kapacitetin
tim ju nënshtrova kërkesës për të hartuar Marrëveshjen e Ohrit ku ja
dolëm që të bëjmë një tekst që hap perspektiv për popullin tonë
shqiptarë për rininë tonë por të gjithë kemi qenë të vetëdijshëm atëherë
dhe sot pa Ali Ahmetin pa shokët e tij në Kuvendin e Maqedonisë së
atëhershme dhe Veriut të tanishme nuk mund të siguroheshin 80 vota pa
qenë kjo forcë e cila diti ta dridh këtë shtet dhe regjionin mbarë,”
potencoi Zyberi.
Në fund të fjalimit të tij kandidati i parë për Kryeministër të
shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z.Naser Zyberi ju bëri
thirrje banorëve të Komunës së Sarajit që të bëhen bashkë në
perspektivat e përbashkëta duke mos penguar të tjerët në drejtat e tyre.
“Nuk kërkojmë asgjë më shuam se na takon, duam barazi në mesin e të
barabartëve. Më ka habitur ky kundërshtim kaq i ashpër i dy partive
kryesore maqedonase për idenë e z.Ahmeti për kryeministër shqiptarë.
Ashpërsia për të cilin e kundërshtojnë idenë vetëm se ua rrëzon maskat e
tyre për tua treguar fytyrën e vërtet. Ky provokim  ishte i mirë që për
të gjithë ata shqiptarët mund të kenë dilema se mos ndoshta parulla për
një shoqëri për të gjithë qenka ideali i kësaj shoqërie dhe në fakt kjo
është një mashtrim i madh vetëm sa me jua marr votat shqiptarëve,”
përfundoi Zyberi.

Loading...
loading...











Loading…


loading…