Zyrtare/Policia kap autorët e masakrës në Dibër 

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Dibër deri tek Prokuroria Themelore ka dorëzuar padi penale kundër B.P (28) nga Dibra për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës “vrasje”.

Nga MPB thonë se gjithashtu padi penale është dorëzuar edhe ndaj F.G (31) nga Gostivari dhe V.K (61) nga Dibra, të cilët dyshohen për veprën penale “ndihmë për kryerjen e vrasjes”, në lidhje me vrasjen e A.P (54), N.P (53) dhe vajzës së tyre 14-vjeçare.StrugaLajm

Në njoftimin e MPB-së thuhet se B.P, F.G dhe V.K janë arrestuar, ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake i ju ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 48 orëve.StrugaLajm

Ndërsa gjatë ditës së sotme në disa media u përfol se e dyshuara kryesore B.P (28) është vajza e madhe e çiftit të vrarë nga Dibra, kurse movitet e vrasjes akoma nuk janë zbuluar.

In : Aktuale

Loading...
loading...