Aktuale

Zyrtare:Shazimanoski merr drejtimin e ndërmarrjes publike Eko Struga


Kryetari i Komuna e Strugës, Mendi Qyra, ka realizuar sot dorëzimin zyrtar të mandatit për drejtorin e ri të NP Eko Struga.
Në krye të ndërmarrjes publike tashmë do të jetë Abduljadi Shazimanoski, i cili merr përgjegjësinë për menaxhimin dhe avancimin e shërbimeve komunale në territorin e Strugës. Nga ai pritet rritje e efikasitetit dhe përmirësim i standardeve në shërbim të qytetarëve.
Në ceremoninë e dorëzimit të detyrës ishte e pranishme edhe ish-drejtoresha Gordana Gjorgjioska Kitanoska, e cila ia kaloi zyrtarisht detyrën pasardhësit të saj.
Nga Komuna theksojnë se vazhdojnë me politika të qarta për forcimin e institucioneve lokale, rritjen e transparencës dhe garantimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button