Asaj mbrëmje mund të vëreheshin fëmijë të veshur me rrobe kolorite, ndërsa melodika e gjuhës shqipe nuk linte vend për të dyshuar se për çfarë manifestimi bëhej fjalë. Mësuesja shqiptare tashmë e njohur në opinionin gjerman, Shqipe Gara-Berisha, personi i dytë në shoqatën e mësuesve kosovarë në Baden Württemberg dhe udhëheqëse e shkollës shqipe në Heidelberg, kanë organizuar së bashku me nxënësit, prindërit, mësuesit, shoqatën „Lions Club“ Hockenheim dhe shumë e shumë mysafirë të tjerë, një mbrëmje informative mbi Kosovën, shtetin më të ri të Europës, në shkollën „Lisshardschule“. Fjalën e hyrjes e mori mësuesja Shqipe: „Duam ta prezantojmë vendin tonë dhe ta bëjmë sa më kurreshtarë për ju“. Iniciativa për mbrëmjen informative ishte udhëtimi i famullisë gjermane të Neulussheim nëpër Kosovë, që e realizoi gjatë vitit të kaluar dhe që planifikon edhe gjatë këtij viti të organizojë një udhëtim të ngjashëm.

Me Ligjërata, kontribute muzikore dhe valle tradicionale, mysafirët kanë mundur t`i shijojnë përshtypjet për vendin, njerëzit, kulturën dhe historinë shqiptare. Kryetari i shoqatës „Lions Club“, Harald Süss ka pohuar se planet e udhëtimit për vitin e ardhshëm tashmë janë përgatitur. Pritet që diku rreth muajit maj të këtij viti një grup vizitorësh të niset në drejtim të Kosovës.

Besnik Miftaraj, konsul i Konsulatës së Kosovës në Shtutgart, është gëzuar pa masë për interesin ndaj shtetit më të ri të Europës, duke informuar se ai është rritur me të dy kulturat dhe vizitat në Gjermani e Kosovë kontribuojnë në afrimin e dy popujve.StrugaLajm

Kryetari i Komunës Neulussheim, Gunther Hoffmann ka nënvizuar se këmbimet reciproke, sikur të kësaj mbrëmjeje të organizuar nga shkolla shqipe, janë të rëndësishme për mirëqenien e përbashkët. „Është shumë mirë që manifestime të tilla të organizohen edhe në të ardhmen dhe jemi të lumtur me këmbime të tilla“, ka deklaruar kryetari Hoffmann.
Në një prezantim të saj, Brikene Berisha ka informuar të pranishmit për historinë, kulturën, politikën dhe ekonominë, duke rrëfyer më pas për luftën dhe Pavarësinë e Kosovës, në shkurt të vitit 2008, shkruan „Mannheimer Morgen“, përcjellë „Shtegu.com“. Ajo ka spjeguar se sa të rëndësihme janë këngët dhe vallet. Për tu mundësuar të pranishmëve një qasje në traditat kosovare, Endrit Velija, Tregim e Kujtim Ramaj dhe Blegin Berisha kanë prezantuar një shfaqje muzikore. Nxënësit e shkollës shqipe „Dituria“ i entuziazmuan të pranishmit me një valle muzikore, duke u paraqitur në skenë me kostume kolorite të ngazëllueshme.

Nga udhëtimi gjerman në Kosovë, kanë informuar aktivistet gjermane Ingeborg Bamberg dhe Elke Burkard, të moderuar nga Bledar Berisha. Ata i kanë paraqitur përshtypjet e veta mahnitëse për Kosovën pasi kanë llogaritur në pasoja shkatërrimtare që kanë mbetur gjatë luftës. Prishtina për ta është dukur shumë e gjallë dhe me shitore bashkëohore, ndërsa për asnjë çast nuk janë ndjerë të pasigurt gjatë shëtitjeve në mbrëmje. Aktivistja Burkard ka nënvizuar se sa e befasuar pozitivisht ka qenë me rëndësinë e kulturës dhe edukimit në një familje kosovare. „Ne kishim bisedime shumë të frytshme dhe shkëmbim reciprok mendimesh.StrugaLajm

Të dy pjesëmarrëset kanë theksuar se shtetasit gjermanë kanë respekt të madh në Kosovë dhe gjithnjë janë të mirëseardhur. „Është me rëndësi që marrëdhëniet reciproke dhe më tej të kultivohen“, ka shtuar Ingeborg Bamberg duke i referuar shoqatës gjermane që të organizojë udhëtim të ngjashëm.

Përndryshe, mësuesja Shqipe Gara-Berisha është shpeshë në fokusin e mediave gjermane, si aktiviste e zellshme dhe ndërmjetësuese në afrimin e kulturës midis dy popujve. Më poshtë mund t`i gjeni edhe vegzat e aktivitetit të mësueses Shqipe Gara-Berisha.(Shtegu.com)

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...