18 të infektuar me koronavirus dhe 2 të vdekur në 24 orët e fundit në Maqedoni

Dy pacientë pozitivë për koronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit, ka mësuar Alsat.

Njëri prej të vdekurve, siç është raportuar më parë është nga Kumanova, dhe tjetri, informacioni i të cilit u dha shtesë, është nga Kavadarci.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve deri më tani është 28 persona.StrugaLajm

Sipas informacioneve që kemi marrë, në 24 orët e kaluara janë identifikuar 18 pacientë të rinj, pozitivë për virusin Covid-19.

Konkretisht, 17 nga testet janë kryer në Institutin e Shëndetit Publik dhe një në Laboratorin e Avicenna.StrugaLajm

Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve në vend është 617 persona.

Informacioni tregon një ulje, d.m.th. stabilizim të numrit të rasteve të diagnostikuara rishtas.

In : Aktuale

Loading...
loading...