20 vjet histori Klubi i Karates “Drini”i Alim Hajredinit

Mbrëmë (01.07.2019) në palestrën sportive të SHMK “Dr. Ibrahim Temo”, Klubi i Karatesë “Drini” në një ambient sa sportiv por edhe festiv,organizoi provimin për breza shkollor, njëkohësisht festuan edhe 20 vjetorin e themelimit të klubit.
Komisioni i përbërë nga: Erzana Spaho, Rraman Ajro, Besa Lleshi dhe Njomza Hajredini, vlerësuan sportistët tanë dhe me meritë të gjithë kaluan provimin.
Për nder të 20 vjetorit të klubit tonë u organizua edhe nje koktel, për të gjithë prindërit, sportistët dhe të ftuarit të tjerë.
Një faleminderim për të gjithë ata të cilët na kanë ndihmuar gjatë gjithë këtij rrugëtimi të gjatë.
Një faleminderim edhe për të gjithë prindërit e sportistëve të cilët na i kanë besuar më të shtrenjtët e tyre, fëmijët, në klubin tonë.
Respekte pa fund për të gjithë!

Alim HajrediniStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...