26 njerëzit më të pasur në botë kanë para sa gjysma e popullsisë në botë

Sipas një raporti  të publikuar së fundmi  26 njerëzit më të pasur në botë kanë të ardhura po aq sa gjysma e popullsisë në të gjithë globin. Drejtori ekzetkutiv i Oxfam, organizatës që publikoi raportin deklaroi se ky hendek ka sjellë shumë pakënaqësi nëpër botë.

“Hendeku i zgjeruar mes të pasurve dhe të varfërve po penalizon luftën kundër varfërisë, po dëmton ekonominë po nxit më tej zemërimin nëpër botë”. Ai shtoi se “qeveritë duhet të sigurohen që bizneset dhe më të pasurit të paguajnë pjesën e tyre të taksave”.StrugaLajm

Në përgjithësi, pasuria e njerëzve më të pasur të botës u rrit me 900 miliardë dollarë gjatë vitit 2018, me një vlerë monetare prej 2.5 miliardë dollarë në ditë, ndërsa ajo e gjysmës më të varfër të popullsisë ra me 11%.StrugaLajm

Numri i miliarderëve është dyfishuar që nga kriza financiare e vitit 2008, tha Oxfam, duke vënë në dukje se “të pasurit jo vetëm gëzojnë një pasuri e cila po rritet dita-ditës, por edhe nivelet më të ulëta të taksimit të dekadave të fundt”.


Loading...
loading...