50 % e territorit të Maqedonisë Perëndimore në duart e Aleancës

Sot kishin nje takim jo formal krerët e katër komunave shqiptare që udhëhiqen nga ASH edhe atë Arben Taravari-Gostivar, Eugjen Cami- Dibër, Isen Shabani- Vrapçisht dhe Albon Xhemaili- Bogovinë. Në këtë takim është biseduar për një strategji të përbashkët të këtyre Komunave në interes të zhvillimit rajonal dhe lokal, shkruan portali Fol.mk.
Më tej theksohet se e përbashkëta e këtyre Komunave eshte se ata vazhdojnë të diskriminihen nga pushteti të cilat nuk po i ndajnë mjetet e nevojshme nga buxheti i shtetit, përshkak se këto komuna i takojnë ASH.
“Megjithatë krerët e këtyre Komunave po bëjnë ç’mos që të jenë sa më pranë qytetarëve dhe në interes të kërkesave të tyre.Rreshjet e mëdha të dëborës ditëve të fundit i vunë në sprovë kryetarët e Komunave të ASH, të cilët në mënyre të shpejtë pastruan borën duke krijuar kushte normale për qytetarët e komunave që i përfaqësojnë.”, thekson Fol.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...