613 kg kokainë, vritet shqiptari në Kolumbi (EMËR+FOTO)

Një shqiptar është vrarë ditën e sotme në Kolumbi.
Lajmi është bërë me dije nga gazetari i kronikës Artan Hoxha, i cili thotë se i viktima është Adriatik Lagji.

Po ashtu, Hoxha ka bërë me dije se policia shqiptare ka nisur punën për të parë, nëse ai kishte lidhje me 613 kg kokainë të kapur disa javë më parë në Shqipëri.

“Serish nje lajm i keq nga pertej oqeanit Atlantik. Ne Ameriken e Jugut nje tjeter shqiptar ka humbur jeten ne nje atentat. Pas vrasjeve te vitit te kaluar dhe kater atentateve ku viktima ishin shqiptaret ne Guayaquil te Ekuatorit, kete radhe ngjarjet jane zhvendosur ne Kolumbi, vendi nga ku u nis kontenieri me 613 kg kokaine i kapur ne Maminas nje muaj e gjysem me pare.

Kete radhe viktima eshte shqiptari nga Borshi i Sarandes, Adriatik Lagji, i ekzekutuar ne kryeqytetin e Kolumbise, Bogota. Policia shqiptare po kerkon informacion nga koleget kolumbiane nese kjo ngjarje ka lidhje me narkotrafikun dhe perfshirjen e shqiptareve ne trafikun e kokaines. Lagji kishte kohe qe jetonte ne kryeqytetin kolumbian Bogota. Dyshimet e policise jane se kjo vrasje ka te beje me luften per territor te grupeve kriminale shqiptare te perfshira ne trafikun e kokaines nga Amerika e Jugut drejt Europes…”, -shkruan Artan Hoxha.