Adhurime Dauti:20 shpëtimtar kujdesen për sigurinë e notuesve në Strugë


Intervenime të vogla me prerje dhe gërvishtje kanë shpesh herë shpëtimtarët e ujit në bregliqenin e Strugës, por nuk kanë pasur mbytje aktive këtë verë.

Shtatë plazhe në Strugë dhe akua parku, siç informon sekretarja e organizatës komunale të Kryqit të Kuq – Strugë, Adhurime Dauti, kanë pasur të angazhuar shpëtimtarë të ujit, të cilët kujdesen për sigurinë e notuesve, ndërsa një pjesë e koncesionerëve nuk kanë pasur kontrata të arritura.StrugaLajm

“Koncesionerët e shtatë plazheve dhe akua parkut kanë nënshkruar kontratë me vullnetarët nga Kryqi i Kuq dhe 20 shpëtimtarët e ujit kujdesen për sigurinë e notuesve. Përveç prerjeve ose gërvishtjeve të shpeshta, deri më tani nuk kanë pasur intervenime më serioze për shpëtimin e mbytjeve”, deklaroi Dauti për MIA-n.StrugaLajm

Apeloi deri tek notuesit të kenë kujdes në ujërat e liqenit, të mos shkojnë jashtë zonave të shënuara, ndërsa ata të cilët shfrytëzojnë varka për shëtitje detyrimisht të mbajnë jelekë për siguri.

Për siguri më të madh të notuesve në ujërat e Liqenit të Ohrit, porositi që turistët të cilët nuk dinë not të mos dalin nga zona e shënuar, ndërsa varkat për shëtitje dhe objektet tjera lundruese të mos shfrytëzohen në afërsi të plazhit.

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...