Aeroporti i Ohrit me rekord udhëtarësh

Numri i pasagjerëve në aeroportet në Shkup dhe Ohër gjatë vitit 2019 në nivel vjetor është rritur për 14 për qind, në gjithsej  2.677.618, publikoi biznes portali SeeNjuz.

Portali, duke iu referuar kumtesës së kompanisë Aeroporte të Parisit (ADP), thekson se vitin e kaluar në dhjetor në të dyja aeroportet në vend kanë kaluar 196.851  pasagjerë, që paraqet rritje për 15 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2018.

ADP posedon 46,15 për qind të aksioneve të kompanisë turke “TAV Erports”, e cila ekonomizon me aeroportet në Shkup dhe Ohër.

Loading...
loading...











Loading…


loading…