Agron Fico dhe Xhevat Limani

Shumë i  dashur miku im Xhevat Limani –Shqiptari

xhevat

Xhevat Limani

Nga Tirana jone e bukur si magji dhe e forte si   keshtjellat e Skenderbeut, familjarisht te dergojme urimet tona me te perzemërta per kete dite te bardhe, kete dite te pare te jetes tende –Te  rrosh e te gezosh 1000 vjet biologjike dhe shekuj qiellorë.

Male me pune atdhetare , male me krijimtari artistic-letrare dhe publike  ke fituar dashurine e kombit shqiptar dhe te gjithe miqve te huaj.

Jeta tende eshte  si ujvaret e  bjeshkeve shqiptare e mbetet gjithmone njesoj e fuqishme, e pandalshme dhe plot freski.

Kam qene dhe jam me fat kam nje mik te vertete dhe te sinqerte , qe na ka frymezuar  punera te bukura dhe me vlere.StrugaLajm

Tek Ti , miku im mund te thuhet :Vitet tutje dhe Ti tëhu.!

Larguarr fizikisht , por jo shpirterisht,ndjehem mire kur Liria me lexon ne Facebooks e saj aktivitet e tua te bujshme dhe gjithenje Athetare

I dashur Xhevat ,StrugaLajm

Ti ke qënë me fat qe ne jetë  u lidhe me  nje vajzë sa te bukur dhe te mençur  , me Lulen dhe krijuat nje familje te mrekullueshme.

Ky ështe shkrimi im i parë  për kete vit që fillon me Xhevat Limanin –Shqiptarin.

Gezuar ditelindjen ! 1000 vjet biologjike dhe shekuj qiellore.

Me dashuri dhe mall

Prof. Agron F. Fico

IIPërshëndetje Apostulli im Agron Fico

agrro

Agron FicoUrtësia jote më shoqëron në çdo hap dhe më mbush me besim e vullnet. Bota ka pak, shumë pak mendjendritur. Fatkeqësisht po na prijnë të marrët dhe maskarenjtë. Ndoshta dhe perënditë u zemëruan nga ligësitë dhe horllëqet e tyre dhe si antiterapi dridhën tokën për të ringjallur besimin solidar në popull dhe duke shënuar aktin e parë të heqjes së shkallëve për të shkalluarot dhe padyshim se viktima janë të pafajshmit njësoj si në tragjeditë e hershme. Redoni ndoshta grafullon i penduar për viktimat dhe të pastrehët shpirtmërdhirë nga fundi i detit duke vënë në provë e sfidë argatët e shtetit të cilët po luajnë teatër komiko-satirik. Stil i gabuar në veprim të painskenuar. Zoti i mbrojtë shqiptarët nga cunami i ri i tradhëtisë të cilët kanë humbur rrugën n’oborr dhe notojnë ligësisht turbullt me fatin e Shqipërisë. Kam frikë se nga bukuria e drurëve kemi humbur rrugën në pyll- ndoshta ky është tagri që duhet paguar n’emër të sëmurëve. Shqiptarët kanë nevojë për një terapi se mjaf lëngoi Nëna Shqipëri.Të qëndrojmë esull si komb në një shtet duke folur një gjuhë dhe të betohemi në shqipen dykrenore në flamur që Shqipëria të mos bjerë kurrë.Fjala jote me bekim perëndishë le të jetë urimi i parë për ditëlindjen time.Faleminderit, shumë faleminderitShqipërishtXhevat LimaniArtisti pa Atdhe01. 01. 2020Prishtinë


Loading...
loading...