Aksident,humb jetën shtetasi nga Maqedonia në rrugën Librazhd-Prrenjas

Është identifikuar viktima e aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në Elbasan.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se viktimë ka mbetur një burrë me shtetësi maqedonase dhe janë plagosur katër të tjerë, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë.

AksidentiStrugaLajm

Në aksin rrugor Librazhd – Prrenjas, në fshatin Urakë, mjeti me targa të Maqedonisë “OH”, ka dalë nga rruga dhe ka rënë disa metra poshtë rrugës.

Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme një shtetas Maqedonas dhe katër shtetas janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spital, bëjnë me dije burime nga Policia e Elbasanit.StrugaLajm

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin  e viktimës dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes së mjetit nga rruga.

Për shkak të reshjeve, në këtë aks ka pasur lagështirë këtë të martë, gjë që mund të ketë ndikuar në aksidentin tragjik.

In : Aktuale

Loading...
loading...