Alsat: Komuna e Strugës 4 milionë euro ka borxh

Alsat M Logo

Ministria e financave u dha komunave 50 milionë euro për t’i mbuluar borxhet, por nuk ka mënyrë si t’i pengojë të bëjnë luks edhe përkundër asaj që llogaritë e komunave u janë bllokuar. Ministri i financave, Dragan Tevdovski, thotë se shpenzimi joekonomik do të zvogëlohet përmes rregullit fiskal gjatë formimit të buxhetit shtetëror të komunës.

Ne si Ministri bëjmë çmos për t’i rregulluar financat. Kemi bashkëpunim të shkëlqyer me BE-në dhe me institucionet tjera ndërkombëtare si FMN-në dhe Bankën Botërore. Mendoj se kemi bërë hapa shumë të rëndësishëm, siç është rregulli fiskal që është vendosur te komunat, mbështetja që u është dhënë komunave. Përskaj kësaj, ne si Ministri e financave kemi bërë hapa serioz për transparencë – u shpreh Dragan Tevdovski, ministër i financave.

Pushteti qendror thotë se nuk do ketë falje të re të borxheve. Por një pjesë e ekonomistëve edhe gjatë faljes së parë të borxheve, thanë se kjo është shkatërrim moral dhe se hapat e këtillë të Qeverisë nuk do t’i detyrojnë kryetarët e komunave të jenë më të përgjegjshëm. Kjo u dëshmua me komunën e Strugës, ku edhe pse kanë borxh prej 4 milionë eurove, kryetari Ramiz Merko bleu automobil luksoz prej 67 mijë euro.StrugaLajm

Saktë të vërtetohet kush janë kryetarët e papërgjegjshëm të komunave që kanë grumbulluar pa arsye detyrime të papaguara. Cilat janë ato dispozita ligjore që janë shkelur dhe ata të sanksionohen, sepse në të kundërtën, mënyra e këtillë e faljes së borxheve, që me siguri tashmë është punë e kryer, çon drejtë punës së mëtutjeshme të shkatërrimit të shtetit të së drejtës – tha Marjan Nikollov, ekonomist.StrugaLajm

Komunat munden ta planifikojnë buxhetin vjetor me rritje më së shumti deri në 10% nga të ardhurat mesatare të realizuara në tre vitet e fundit. Ndryshe, borxhi i përgjithshëm i të gjitha komunave është thuajse 100 milionë euro, ndërsa Qeveria vendosi të mbulojë 51% të kësaj shume, para që i siguroi me rishikimin e buxhetit, ndërsa i tërhoqi nga investimet e parealizuara kapitale.

Ile Petreski

In : Aktuale

Loading...
loading...