Amdi Bajrami lavdëron Zoran Zaevin: Je i vetmi kryeministër që mu përgjigje në tre pyetje

Deputeti Amdi Bajram në seancën parlamentare për pyetje deputetësh e ka lavdëruar kryeministrin Zoran Zaev, i cili iu përgjigj në pyetjet për përmendoren e Esma Rexhepovës, për varfërinë dhe për vajzën nga shtëpia “25 maji”, njofton Koha.

Bajram u shpreh shumë i kënaqur nga përgjigjet që i dha Zaev, duke potencuar se për herë të parë një kryeministër i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve.StrugaLajm

“Shihet se ju jeni të përkushtuar për popullatën dhe siç po veproni do të jeni i mirë për secilin”, tha Bajram, i cili deri dje ishte në koalicion me VMRO-DPMNE-në, ndërsa pas zgjedhjeve lokale u bë deputet i pavarur.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...