Arben Taravari e thumbon keq Zoran Zaevin. Artist i ri i një filmi të vjetër

Investigative Reporting Lab Macedonia ka botuar një fotografi të Aleksandar Jovanovski-Zhuti, menaxher i kompanisë së sapoformuar që fitoi tenderin prej 35 milionë eurove nga Ministria e Shëndetësisë, në shoqërinë e Jordan Mijallkov, biri i ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov.

Në foton e publikuar janë drejtuesi Aleksandar Jovanovski-Zhuti (majtas) në shoqërinë e Ilija Tozija (ish-anëtar i administratës publike të Llotarisë së Shtetit dhe që njihej edhe si menaxher i kompanive Mijallkov (në mes) dhe Jordan Mijallkov, djali i Sasho Mijallkov (djathtas), shkruan Investigative Reporting Lab Macedonia. Skandali ka të bëjë edhe me faktin se kjo kompani nuk ka asnjë për realizimin e projektit.

Ish ministri i shëndetësisë, Arben Taravari ka reaguar ndaj këtij skandali.StrugaLajm

“Nëse është e vërtetë, atëherë më duket si film i vjetër, me artist të ri! Gjithsesi, jetë për të gjithë!”, ka shkruar ai.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...