ASH të hapet edhe më shumë, shumë intelektualë presin ftesë nga Sela?!

Fushata e fundit e Aleancës për Shqiptarët përmes takimeve me anëtarësinë dhe qytetarët për shtimin e radhëve të tyre, në mënyrë indirekte është pjesë e debatit politik. Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela ka bërë thirrje që strukturat lokale dhe instancat e tjera të mos e mbyllin partinë, por të jenë të hapura.

Ai gjithashtu tha se çdokush që vjen në këtë parti do të jetë i barabartë dhe jo vlerësim sipas stazhit se dikush ka qenë më herët e dikush më vonë.

Por ky debat po zhvillohet edhe në rrjete sociale dhe në debate joformale. Siç mësohet janë emra të shoqërisë civile por edhe intelektualë që kanë kritikues dhe kundërshtarë të politikave të BDI-së, që presin ftesa dhe takime nga kreu i ASH-së për inkuadrimin e tyre në këtë parti dhe përforcimin e radhëve. Ata kërkojnë edhe një qasje më ndryshe.StrugaLajm

“Mendoj se ka nevojë edhe për një qasje të tillë. Ne jemi vend i vogël, njihemi shumë mirë se kush ku e ka vendin dhe çfarë kontributi ka dhënë. Në rast se duam masovizim dhe përforcim të radhëve, është mirë që të ftohen këto figura publike. Të inkuadrohen nëpër degë dhe të ketë një front më të madh si Aleancë. Në këto raste nuk mund tu lihet kjo barrë strukturave lokale, por lidershipi i partisë, dyshja Sela – Taravari”, është një nga komentet në kuadër të këtij debati në facebook.StrugaLajm

Aleanca për Shqiptarët ka nisur një fushatë diskutimi, por edhe procesin e prurjeve të anëtarësisë së re.

In : Aktuale

Loading...
loading...