“Autostrada energjitike”Maqedoni-Shqipëri rrezikon të dështojë?

0

Arsyeja për vonesën, sipas burimit të sigurt nga MEPSO, është se me shpalljen e tenderit po tentohen të kurdiset secila firmë do ta fiton tenderin. Por, një gjë është e sigurt se nëse dështon ky investim, nuk do të jetë vetëm skandal i brendshëm shtetëror, por edhe skandal ndërkombëtar

Zejnulla VESELIStrugaLajm

Shkup, 6 gusht – A po dështon edhe investimi më i madh në sektorin energjetik në Maqedoninë e Veriut në vlerë prej rreth 50 milion euro të siguruara në vitin 2015 për ndërtimin e linjës së interkoneksionit 400 kilovat që do të lidhte Manastirin me Elbasanin?
Mirëpo ky projekt gati dy vite po vonohet dhe ekziston rreziku që investimi më i madh në sektorin energjetik në Maqedoninë e Veriut të dështoj. Projekti parashihej të filloj në vitin 2017 dhe të përfundoj në fillim të vitit 2020, thonë burime nga Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë në Maqedoni ( OSTEM-MEPSO), shkruan gazeta KOHA.
“Paratë janë siguruar që në vitin 2015, kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në vlerë prej 36 milion euro dhe 12 milion euro grant. Nëse deri në dhjetor të vitit 2019 punimet nuk fillojnë, jo vetëm që do të paguajmë penale ndaj BERZH-it, por ekziston mundësia se i gjithë projekti të dështoj, sepse edhe kthimi i huas ndaj BERZH-it përfundon pikërisht në muajin dhjetor të këtij vit, ndërsa në terren nuk punohet asgjë”, thonë nga SHA. MEPSO.
Arsyeja për vonesën sipas burimit të sigurt nga SHA. MEPSO është se me shpalljen e tenderit po tentohen të kurdiset secila firmë do ta fiton tenderin. “Deri sa një pjesë udhëheqësish në SH.A. MEPSO alarmojnë se tenderi po kurdiset, pjesa tjetër udhëheqësish me çdo kusht tentojnë që firmë e caktuar ta fiton tenderin. Humbja e vërtet do të jetë për qytetarët e Maqedonisë , sepse bëhet fjalë për një investim kapital, parat për të cilin janë siguruar nga koha e qeverisë së mëparshme”, thotë burimi brenda SH.A.StrugaLajm

I njëjti burim thotë se marrëveshja për hua me BERZH-in është nënshkruar me 10 dhjetor 2015, pa garanci shtetërore me kamata shumë të larta, hua të cilën vite me radhë e paguajnë qytetarët. Derisa marrëveshja me shtëpinë konsultonte për përgatitjen e projektit dhe dokumentacionin e tenderit, është nënshkruar në gusht të vitit 2016 dhe shtyrë dy herë, që më në fund në nëntor të vitit 2018 projekti dhe dokumentacioni i tenderit të jetë i gatshëm.
“Si duket edhe ky projekt vështirë se mund të realizohet sepse ende nuk është siguruar leja e ndërtimit. Jo vetëm që SH.A. MEPSO po pengon realizmin e këtij projekti por faj ka edhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Kjo ministri nuk ka t siguruar infrastrukturën rrugore në gjatësi prej 3 kilometrave për bartjen e transformatorëve të rinj me makina të specializuara të cilët e kanë vështirë lëvizjen nëpër rrugët e tanishme në këtë rajon të Ohrit deri te objekti ku duhet të ndërtohet transformator prej 400 kilovatëve”, thotë burimi nga SH.A. MEPSO. Po ashtu i njëjti burim informon se jo vetëm SH.A. MEPSO dhe Ministria e Transporti por pjesën më të madhe të fajit e kanë edhe njerëzit që merren me këtë lëmi dhe janë të angazhuar për realizimin e këtij projekti sepse nuk kanë kapacitete profesionale që të realizojnë një projekt të këtillë gjigand që shkon në favor të dy shteteve fqinje.
Profesori universitar Besnik Fetahu thotë se kur kemi parasysh të gjitha këto probleme që po ndodhin rreth investimit më të madh në sektorin energjetik i cili duhej të fillohej me ndërtimin në vitin 2016 dhe të përfundoj në vitin e ardhshëm, vështirë është të përcaktohet se kush realisht pengon ndërtimin e këtij projekti.
“Një gjë është e sigurt se nëse dështon ky investim, nuk do të jetë vetëm skandal i brendshëm shtetëror por edhe skandal ndërkombëtar. Prandaj shpresa e vetme që edhe ky projekt mos të ketë fatin e njëjtë sikurse autostrada Shkup-Bllacë, i paralajmëruar para 20 viteve ndërsa në terren ende nuk kemi punime, është Qeveria më saktë koalicioni qeveritar që t’ju jep fund problemeve më projekte që janë shumë të rëndësishme kur bëhet fjalë me shtetet fqinje sepse dikush qëllimisht të pengon realizmin e tyre. Assesi Qeveria nuk duhet te lejon që realizimi i këtyre projekteve të jenë peng i interesave personale të disa menaxherëve të kompanive shtetërore ose funksionarëve të lartë të Qeverisë së mëparshme dhe kësaj aktuale”, thotë Besnik Fetahu, profesor në Universitetin e Evropës Juglindore. 

In : Aktuale

Loading...
loading...