BDI: Ligji për gjuhët do të rivotohet i pa ndryshuar

Pas deklaratës së djeshme të sekretarit të VMRO-DPMNE-së Igor Janushev, se VMRO-DPMNE dhe LSDM në kaudër të grupeve të punës që kanë të bëjnë me harmonizimin e qëndrrimeve rreth ligjeve reformuese, po dikutojnë edhe për ligjin për gjuhët, nga BDI përjashtojnë mundësinë që ligji të pësojë çfardo ndryshimesh dhe paralajmërojnë se ai së shpejti do të rivotohet.
“Ligji për Gjuhët është në fazën të pakthyeshme sa i takon procesit të miratimit të tij. Ata që tentojnë ta pengojnë janë të vetëdijshëm për këtë fakt por e bëjnë për aspekte propagandistike, mirëpo ky veprim do tu kthehet pikërisht atyre me izolim edhe më të madh vendor dhe ndërkombëtar. Për momentin po harmonizohen veprimet e mëtutjeshme mes partnerëve të koalicionit dhe së shpejti ligji do të miratohet ashtu siç u miratua dy herë në Kuvend”, theksojnë nga BDI.
Ndërsa sa i përket procedurës parlamentare Kryeparlamentari Talat Xhaferi nesër pritet të mbledh koordinatorët e grupeve parlamentare për të shqyrtuar procedurën e mëtejme që ka të bëjmë me rreth 36 mij amandamentet e VMRO-së, me të cilat kjo aprti tenton ta pengojë miratimin e ligjit për gjuhët në formën egzistuese.
Por nga BDI disa herë kanë deklaruar se edhe VMRO-DPMNE ishte pajtuar që të miratohet ligji i njejtë për gjuhët nëse partia e ahmetit do të mbështeste një qeveri të udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Ligji për gjuhët u kthye në Kuvend në lexim të tretë pasi presidenti Gjorgje Ivanov refuzoi ta dekretoj atë me pretendimin se ai është Kundërkushtetues.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...