BDI: Nuk ka nevojë që Lëvizja Besa të bëhet pjesë e Qeverisë!

Në mbledhjen e mbrëmshme të kryesisë partiake të BDI-së është shqyrtuar edhe disponimi i kryeministrit Zaev për kyçjen e Lëvizjes Besa në Qeveri. Pas diskutimit të hapur, kryesia e BDI-së ka konstatuar se nuk ak nevojë që Lëvizja Besa të kyçet në qeveri.

“Analizat tona thonë se procesi reformator po zhvillohet me kapacitet të plotë. Të gjitha subjektet janë të mirëseardhura që të përkrahin këtë proces reformator që po e zbaton qeveria, mirëpo mendojmë se për momentin nuk ka nevojë për zgjerim të koalicionit me ndonjë subjekt të ri”, kanë thënë për Gazetën Lajm burime jozyrtare partiake.StrugaLajm

Zyrtarisht në BDI nuk prononcohen ende lidhur me këtë temë, por sidoqoftë krijohet përshtypja se BDI nuk e ka problem të bashkëpunojë në qeveri edhe me partinë e Stoilkoviqit e Miletiqit, por e ka problem të bashkëpunojë me partitë shqiptare.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...