BDI-Strugë:Nxënësit ende nuk janë pajisur me libra

Edhe pse kaloi një muaj që nga fillimi i vitit shkollor, mungojnë më shumë se 60 për qind e librave në shkollat fillore në Strugë. Edhe pse listat e librave të nevojshme janë dërguar disa muaj më parë, pjesa më e madhe e librave ende nuk ka arritur. Prindërit thonë se kjo pengon rrjedhën normale të procesit arsimor. Furnizohen me fotokopjime apo shkrime të materialit në fletore. “I përdorim librat e vjetër. Mungojnë faqe, kopertina. Shtetin, kush do ta ndërtojë? Janë këta fëmijë që rriten tani, dhe ne të rriturit duhet tua mundësojmë kushte më të mira për suksese të mëtejshme në jetë”, u shpreh Jasmina Tanaskoska, prind. Nga shkolla fillore Vëllezërit Milladinov, thonë se gjendja është kritike nga klasa e pestë deri të nëntën, sidomos në paralelelt në gjuhën shqipe. Situata është e ngjashme edhe në shkollat e mesme në qytet. Në shkollën e mesme profesionale Niko Nestor, mungojnë shumë tekste shkollore në lëndët profesionale, rreth 20% me mësim në gjuhën maqedonase dhe 50% me mësim në gjuhën shqipe. Prindërit ankohen se librat nuk gjinden as në libraritë.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...