BE heq roamingun prej 15 qershorit

Prej 15 qershorit abonuesit e telefonisë celulare prej shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të cilët udhëtojnë në shtete të tjera anëtare, do të mund të shfrytëzojnë roaming pa shpenzime shtesë, vendosi Këshilli Evropian. “Evropianët do të mund të jenë në kontakt me të gjithë dhe të shfrytëzojnë internet sikur janë në shtëpi. BE na e bën jetën më të lehtë në mënyrë praktike”, deklaroi Emanuel Malia ministër nga Malta. Zona pa roaming vlen për qytetarët e BE-së dhe ata të cilët udhëtojnë në shtete të tjera të BE-së për shkak biznesit apo si turistë. Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni i bashkohen këtij vendimi pas 15 qershorit.
StrugaLajmStrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...