Bekim Ziba :Mu hakmorën me shkarkim nga KKZ-ja e Strugës, sepse kërkova shqipen

                                                      Deklaratë

Shkarkohem nga detyra e Kryetarit të Këshillit Zgjedhor vendvotimi 1899/1 në  Livadhi pse kërkova të përdoret gjuha shqipe ashtu sic deklarohet rast të cilin e denoncova edhe në portalin Strugalajm.Në lidhje me shkarkimin tim nga detyra e kryetarit të Këshillit vendor  në vendvotimin1899/1 Livadhi nga na e Komisionit Komunal Zgjedhor-Strugë reagojë se është i njëanshëm dhe i motivuar politikisht.

Reagojë se zotërinjt e nënshkruar më poshtë me një aktvendim të sjellur në këtë mënyrë paskan qënë kaq të paditur dhe të ulët,ju referohem disa fakteve të verifikuara nga zgjedhjet e kaluaara për të cilat akuzohem me sa vijon:

a)Prishje zgjedhore e konsiderojnë dorëzimin e kutisë zgjedhore nga ana ime me të gjithë procesverbalet e plotësuara dhe të nevojshme me inventarin tjetër zgjedhor në punktin e Komisionit komunal –Strugë.

b)Prishje zgjedhore ishte periudha e stërgjatur kohore jashtë objektit për dorëzim të matrialit zgjedhor.

c)Prishje zgjedhore e konsideroni dhe e vlerësoni pritjen tonë jashtë objeketit me masa të rrepte policie dhe në temperature nën 0 gradë atë natë.

-Sa për cështjen e trajnimit nga ana e mysafirëve të ardhur nga Shkupi në Strugë do ta quaja ironizim që iu bo gjuhës shqipe në atë takim.Para fakteve heshtin edhe zotërat,zotërinjëve komisioner të Këshillit komunal të Strugës po ju citoj:StrugaLajm

. Akuza e ngritur në aktvendim si nëncmim dhe nënvlerësim nga ana e juaj në adresën time është e motivuar politikisht dhe si e tillë është e papranueshme.

. Vallë nëncmim dhe nënvlerësim e vlerësoni fjalën time të thënë?Turp t’ju vijë shqiptarëve për këtë shërbim që jua bëni pjesmarrësve shqiptar në këtë session.

.Ofendim ju duket juve zotrinj diskriminimi I gjuhës që dominonte në ambient ku kishte shumicë shqiptare.StrugaLajm

.Ofendim dhe nëncmim ishte prezantimi i matrialit zgjedhor dhe leximi i tij i shfaqur në mesin e murit ku shkruhet në gjuhën shqipe ‘’Këshilli I Komunës së Strugës’’.

.Po edhe puna e organizuar në grupe zhvillohej në gjuhën maqedonase vallë ofendim ishte?!

Atëherë ,për në fund po ju drejtohem juve si institucion shtetëror të vlerësoni se kujt duhet t’I përkas nëncmimi,nënvlerësimi,ofendimi dhe turpi I theksuar më lartë mbi bazën e të cilit është sjellë ky aktvendim nga Komisioni Zgjedhor në Strugë.

Me respekt Bekim Ziba!

Më poshtë për lexuesin prezantojë komunikimin e shkarkimit që KKZ- ja ka patur me personin tim:

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...