Besmir Limani,strugani tifozi i veçantë i Kombëtares

Nëse dikush shpreh dashuri të hapur për Shqipërinë, e natyrshme lind pyetja: “Në rregull atëherë, na e thuaj çfarë interesi ke dhe sa fiton nga e gjitha kjo?”. Jo, nuk është gjithmonë kështu, nuk mund të jetë gjithmonë në këtë mënyrë të pisët.

Falë Zotit, në trevat tona ekzistojnë edhe ata njerëz që kanë dashuri “të verbër” ndaj vendit ku jetojnë, ndaj historisë tonë, ndaj kulturës, ndaj prejardhjes së tyre. Të pakët janë, por të shumtë mund të bëhemi duke u bashkuar.

Ky vend ka nevojë për frymën e re dhe pasionin e dashurinë e disa njerëzve, që fillimisht janë të gatshëm të luftojnë ndaj “armiqëve të vetvetes”, që e kanë lënë këtë mrekulli të natyrës kaq shumë vite dritë mbrapa të tjerëve, e më pas për t’u përballur me të huajt kryelartë.

“Shqiperia.ch”, në këtë ditë të veçantë të Kombëtares, interviston një njeri po aq të veçantë. Besmir Limani quhet dhe “fytyrë shqiponja” thirret nga të gjithë ju. Dashuri e përjetshme, krenari, pasion, përkushtim dhe sa shumë sakrificë, për Shqipërinë bëhej gjithçka.

Limani, ishe personazhi që simbolizonte tifozët e Shqipërisë në Europianin e Francës. Përpara se të zgjidhje të ngjyrosje fytyrën me simbolin e shqiptarëve, a e kishe menduar se mund të merrje kaq shumë vëmendjen e mediave ndërkombëtare?

Unë jam një tifoz si shumica tjetër e tifozëve të Kombëtares. Atë që kemi të perbashkët është dashuria e madhe ndaj saj. Unë jam një tifoz shumë i flaktë qysh nga fëmijëria dhe Kombëtaren e perkrah në çdo ndeshje. Kampionati Europian në Francë 2016  për ne ishte diçka më speciale, për shkak se merrnim pjesë për herë të parë në një eviniment të tillë. Ngjyrosjen e fytyrës e bëj prej shumë vitesh dhe kurrë se kam menduar ta bëj këtë për të marr vëmendjen e mediave. Thjesht ishte një rastësi, që syri i kameras e kapi dhe ai moment (foto) e më pas mori shumë pëlqime në botën mediatike.  Mua më erdhi mirë, por vetëm nga fakti se bëhej fjalë për flamurin më tetë bukur në botë, e sidomos kur “fqinjët dhe armiqët” tanë e kanë qarkulluar foton time me apo padashje, në mediat e tyre.StrugaLajm

Sa kohë të merr e gjithë procedura e ngjyrosjes së fytyrës dhe dëshironim të dinim, nëse ti paraqitesh kështu në çdo ndeshje, apo vetëm në ato me rendësi të veçantë? 

Për mua nuk mund të thuhet se është çmenduri, që në çdo ndeshje të harxhon 4 deri në 5 orë për ta ngjyrosur shqiponjën. Për mua paraqet pasion dhe gjithë këtë e bëj me shumë dashuri. Kundërshtari kurrë nuk mundet të jetë arsyeja, që unë të ngjyrosem apo të mos ngjyrosem. Bukuria e flamurit dhe dëshira e madhe për ta paraqitur atë kudo në menyrën me dinjitoze, është arsyja e vetme që unë ngjyrosem në çdo ndeshje, ku jam personalisht në tribuna, në perkrahje të Kombëtares.

I qeshur kur Shqipëria fiton dhe në lot kur kuqezinjtë humbasin. Sa shumë e përjeton Limani një ndeshje të Kombëtares dhe deri ku ka shkuar çmenduria jote më e madhe për të?

Shqipëria gjithmonë fiton. Nëse nuk i kemi fituar 3 pikë në fushë, ato i kemi fituar shpesh në tribuna. Për këtë më së miri kanë folur shumë shtetet, që ishin vendas kur Kombëtarja luante si mysafire. Për çmenduri nuk mund të them diçka më shumë se nga ajo brohoritja jonë, tani e famshme, që nga viti 2004: “Në jemi budallë, ne vijmë përsëri”StrugaLajm

Pas tërheqjes së vëmendjes nga ana e mediave, ke pasur fatin për të takuar dhe shumë simbole të Kombëtares nga afër. Cili të ka bërë përshtypje më së shumti, sa i përket sjelljes së tij?

Deri sot jam takuar me një numër shumë të madh të lojtarëve dhe i falenderojë për respektin maksimal, që kanë teguar. Nuk mund të ketë përshtypje më të madhe se kur shoh se në Kombetare po vijnë gjeneratë e re dhe mbi të gjitha nga anë e mban ku janë viset etnike. Kjo është arsyja më e fortë, që më bën të ndjehem edhe më krenar.

Gjatë këtyre kohëve të vështira, Shqipëria vuan edhe për tifozë. Çfarë mesazhi u jep atyre njerëzve që krenohen me Kombëtaren, vetëm nëse ajo na dërgon në Europian apo fiton ndaj Serbisë?

Une bëj pjesë në grupimin e tifozerisë më të madhe, Tifozat Kuq e Zi, ku dihet shumë mirë se me çfarë aktivitete, sa dhe si e kemi përkrahur Kombëtaren. Unë me herët e përmenda, se ne jemi më shumë se tifozë. Gjithmonë aty ku kemi qenë në transferta, policia apo organet përgjegjëse të rendit na kanë falenderuar për bashkepunimin dhe edukatën superiore që kemi treguar. Tifozat Kuq e Zi kanë marrë shpesh letra falenderimi nga organet e rendit në ato shtete ku kemi qenë si musafirë. Kombëtaren duhet ta duam dhe përkrahim në çdo pozitë, pa marr parasysh rezultatet e saja. Është e qartë se kualifikimet dhe fitoret na gëzojnë më shumë, por nuk duhet të jetë një arsye me tepër, se thjesht të  kemi obligim, më tepër nga sa ajo na jep krenari.

Atdheu ynë i përbashkët ka aq shumë gjëra për t’u krenuar. Megjithatë, nëse flasim për ato të meta që ne kemi e që duhen pranuar. Si një person që e njeh më së miri botën jashtë këtij vendi. Cila është e meta jonë më e madhe?

Ne jemi populli më i mirë në gjithë rruzullin tokësor. Nuk dua të nënçmojë asnjë komb, por unë këtu ku banojë në një  shtet multietnik, jam i bindur me idenë timen. Gjëja e vetme që duhet të kemi si popull është të kemi më shumë respekt, besim, krenari për punë.

Kur njerëzit të shohin nga shtëpia të ngjyrosur në atë mënyrë, “çmenduria” jote përligjet menjëherë. Të gjithëve u shkon një pyetje në kokë: “Kaq në vijë janë gjërat e tua jashtë pjesës së fushës dhe futbollit”?

Ndeshjet në transfertë janë  me kosto shumë të mëdha, por unë për të qenë aty bëj kursime të vazhdueshme. Nuk është e lehtë as për mua të jem në këtë udhëkryq, por këtu dëshira dhe “egoja” ime e mban Shqipërinë dhe Kombëtaren më lart se çdo gjë tjetër.

Futbolli, nuk është asgjë më shumë se vazhdimësia e çdo fushë të jetës. Nëse Kombëtarja vuan prej një kohe të gjatë, kjo ndodh sepse edhe qytetarët e saj vuajnë për nevojat më minimale të tyre. Atëherë, kur mund ta bëjmë Shqipërinë?

Së bashku jemi më te fortë. Pa bashkim nuk ka fuqi. Ne jemi ato që e bëjmë të fortë dhe të qëndrueshme, por ne mund të bëjmë edhe të kundërtën. Kur të dimë të mësohemi të punojmë, të  ruajmë atë që e kemi ndërtuar dhe të mesohemi nga gabimet tona nga e kaluara. Uroj të jemi më konstruktiv në kritika. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/</

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...