Bexhet Asani:Arabët nuk janë vetëm arabë..!

Bexhet Asani

Qëllonte që shkoja një herë apo dy herë në vit, në qytetin e Patesonit, këtu në Nju Xherzi. Ishte e pamundur që të mos kthehesha te këto dy dyqane, te dyqani arab apo edhe te dyqani tjetër turk.
Kjo ndodhte ashtu spontanisht: duke menduar se për 500 vjet që ishim nën perandorinë osmane pak a shumë ushqimet do të ishin të ngjashme dhe nuk gaboja në këtë drejtim, lexoja në meny: arnaud xhiger!
Që në përkthim të lirë do të thotë: mëlçi viçi sipas përgatitjes shqiptare. E shijova këtë specialitet. Tamam specialitet tipik shqiptar.
Të them të drejtën më erdhi mirë kur pash se kultura shqiptare kishte lënë gjurmë në atë turke dhe arabe. Është e ditur se popujt japin e marrin në mes tyre. Por kur pushtuesi merr nga i pushtuari atëherë populli i pushtuar qëndron më lartë për nga kultura e pushtuesit.

Nuk dua të merrem me këtë, me ndikimet e kulturave sepse do të duhej me vite të bëhen studime..!
I kisha ardhur rrotull dyqanit arab edhe herëve të tjera: përveç ushqimeve tradicionale arabe-turke, shihja edhe shitjen e Kuranit. Në anën tjetër një metër larg shihja të radhitur kryqe të madhësive të ndryshme. Ikona të llojllojshme, me shën Mërinë, pa shën Mërinë, me Jezu Krishtin, pa Jezu Krishtin..! Për një çast më dukej se isha te ndonjë market me pronar të krishter..! Jo. Isha brenda një dyqani me pronar mysliman arab. Muzika arabe gjëmonte nga të katër anët e shitores.StrugaLajm

Me atë anglishten time të çalë i drejtohem një nëpunësi arab: – Më falni! Arab jeni ju? – Po.
Mysliman. – Po. – përgjigjej serbes arabi.
Aq ishte mundësia ime e komunikimit me të me këtë anglishten time…!
Mendova: arabi qenka edhe mysliman edhe i krishterë. E shqiptarët e mi kur e shohin kryqin dhe ikonën ikin si djalli nga temjani…! Shqiptarët e mi qenkan më arabë se arabët…!?StrugaLajm

Po befasia më e madhe për mua nuk ishin as ktyqet, as ikonat. Dje, duke parë nëpër rafte lartë e poshtë në një kuti rastisa në një kapelë me shqiponjën dykrenare! Shqiponja këtu te një dyqan arab..!? Dhe futa duart ashtu i befasuar pa vetëdije: flamuri kuqezi me shqiponjën dy krenare, kapela me shqiponjë, shqiponja me qafore, byzylikë me shqiponja…!
Kuptova se tregtarit arab nuk i interesonte as feja as kultura as kombi. Fe dhe komb ai paska paranë. Pra, arabi nuk qenka vetëm arab..!?
Si përfundim: vetëm ne shqiptarët qenkemi më arab se arabi..!?

Unë dola i kënaqur nga dyqani arab sepse në dyqanin e tij pash flamurin e Skënderbeut. Në dyqanin arab ishte simboli im kombëtar. Në dyqanin aranb ishte krenaria ime.
Ti që e lexon dhe nuk beson shihe atëherë në fotografi. ALBANIA STUFF që në shqip do të thotë “gjëra shqiptare”..! Sa thjeshtë. Punë e madhe fortë se për ne shqiptarët flamuri është i shenjtë…! Nëse edhe kësaj s’ i beson, shko në Paterson..! Kaq.


Loading...
loading...