Bexheti demanton:ASH do vazhdoj të jetë pjesë e Qeverisë

“Aleanca për Shqiptarët është shtyllë e Qeverisë dhe planit të reformave që janë parakusht për ndryshimin e madh që duhet të ndodhë në Maqedoni. Ne jemi fryma e re dhe kontributi ynë është vlerësuar dhe vlerësohet nga faktori ndërkombëtarë”, theksoi për INA, zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Flakron Bexheti, duke përgënjeshtuar lajmet e publikuara se gjoja partia e tyre s’do jetë pjesë e Qeverisë.

Sipas tij këto lajme janë pjesë e skenareve të subjekteve që nuk duan të ndodhë ndryshimi
dhe që kanë qenë pjesë e regresit disavjeçar në Maqedoni.
“Aleanca për Shqiptarët vazhdon të ngelet pjesë e shumicës së re parlamentare dhe Qeverisë së re, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm, për ti përmbushur objektivat programore politike që kanë të bëjnë me funksionimin e shtetit të së drejtës, sjelljen e ligjeve të rëndësishme të pa realizuara deri tani nga Marrëveshja e Ohërit, siç është Ligji i Gjuhës Shqipe që është në procedurë parlamentare, si dhe përmbushjen e politikave dhe ligjeve që kanë të bëjnë me agjendën integruese të RM në BE dhe NATO, të cilën faktori ndërkombëtar e pret nga ky format qeveritar ku bën pjesë edhe Aleanca për Shqiptarët”, theksoi për INA zëdhënësi Flakron Bexheti.StrugaLajm

Sipas tij, asnjë parti politike në kuadër të Qeverisë nuk e ka të drejtën të krijojë ngërç politik brenda Qeverisë, duke e rrezikuar funksionimin e sajë e aq më tepër për ta humbur shpresën dhe besimin e qytetarëve për ta ndryshuar Maqedoninë nga e kaluara politike. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...