Biznesmeni strugan dëshmon për rastin “Reket”

Aktualisht po vazhdon dëshmia e biznesmenit Ardian Amzoski nga Struga në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai është djali i pronarit të kompanisë “Drim Building” në Strugë, ndërsa kishte thënë se ata i kishin paguar 260.000 euro Aleancës Ndërkombëtar për partneritet strategjik dhe bashkëpunim në biznes.

StrugaLajm

Por pasi që Boki 13 dhe koordinatorja e Aleancës Ndërkombëtare, Jasna Mandiç nuk arritën t’i plotësojnë kërkesat e “Drim Building”, nga kjo kompani kishin ngritur padi në Gjykatën Themelore Civile në Shkup. Dje biznesmeni Siljan Micevski dëshmoi gjithashtu për mospërmbushjen e detyrimeve nga Aleanca Ndërkombëtare./AlsatStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...