Boksierët e Veleshtës dhe Ladorishtit e fituan ‘’Luftën’’ në Zvicër

Në mbështetjen e shumë tifozëve të boksit dhe në vecanti të struganëve që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, boksierët nga Struga, në arenën e sportit në Volketswil rezervuan një mbrëmje triumfatore duke fituar të gjitha përballjet.Sic informohet Strugalajm nga klubi i Veleshtës,  boksierët e KB e Veleshtës, Alim Nasufi i cili u ndesh me Mohamed Ryad dhe Elmedin Istrefi i cili u ndesh me grekun Mike Delpina që të dy i fituan pa shumë vështirësi përballjet duke fituar edhe mbështetjen e publikut të ardhur për këtë eveniment sportivë.Gjithashtu, edhe boksierët e klubit të boksit Ladorishti, Dielli Alushi dhe Arsim Etemi fituan bindshëm duke u dhënë goditje decisive kundërshtarëve të tyre .Ndërkohë, edhe boksierit tjetër i Ladorishtit, Drilon Coma është fitues pavarsisht që kundërshtari në momentin e fundit u tërhoq nga lufta.(Strugalajm.com)

StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...