Ç’është ky mallkim?!

Agni Dauti-Strugalajm. com


Pas katër brezash, prej te gjyshërit vuajtje, shtim i popullsis, pasuri, mospërkulje, mos ankim por punë, krenari dhe atdhe dashuri. Edhe pse të varfër, nuk e qonin mendjen fare se sa fëmijë do kenë dhe si do ushqehen. Lindnin me bindjen se secili ka fatin e tijë në jetë. Por kishën besim pa marr parasysh kushtet që kishën.StrugaLajm

StrugaLajm

Edhe prindërit tonë e bën të njëjtën gjë. Por ato sakrifikonin nga vetja për lumturin e familjes, për të mos e lëshuar vendëlindjen dhe mos e lëshojnë atë për asnjë çmim. Por tani ,,murtaja e bardhë’’ i mori të rinjtë dhe të reat. E ndiem të gjithë këtë largim të të rinjve nga vendëlinja. Një ditë, një plak duke ecur murmuriste dhe fliste me veten! E ç’farë kohe erdhi? Eh të mjerët ne! Duke pasur gjith ato fëmijë gjallë, ke mbetur si qyqe i vetëm në shtëpi! Edhe pak o plakush, do të shtyn me shkop rrugës, do të luajnë fëmit e huaj me ty. Kur do sëmuresh nuk do të ket kush të të qoj në spital. Çfar po na ndodh? Ç’far është kjo faktkeqësi, nga na erdhi, kush na solli? Eh kur shkova për her të par në Gjermani nga vitet 69-70 ta, gjermanët e punonin tokën ende me parmendë. Malet, kodrat, fushat nuk linin asnjë pëllëmbë toke pa punuar! Ne tani, me Traktor, me Kombanja, me të gjitha mjetet e lamë tokën vgjjerrë dhe ik ,, Nga na shofin syt, na qojnë këmbët’’. Prandaj thonë njerzët e mençëm: Nëse do të përzësh një komb nga vendi, vraja moralin, vraja shpresën, shkatërroja arsimin, kulturën, ekonominë dhe ikin vetë. Por ne këtyre gjërave po ju ndihmojmë vetë. Kur Gjeli këndon këngën që ne të zgjohemi, ne atëher biemi dhe shtrohemi.
Ç’farë duheshte të bënin Gjermanët pas luftës së dytë botërore? Gjith vendin e kishën të shkatërruar. Por ato u n’veshën punës pa ndaluar i besuan vetëm asaj. I kushtuan një rëndësi të veçantë arsimit, me punë vullnetare e ndërtonin vendin. Ne nuk ja dim vlerën vendit tonë? Por syt i kemi nga ikja drejt vendeve të huaja. Andej bëhemi puntorë. Zgjohemi herët në mëngjesë, ç’farë nuk bëjmë? Punojmë në Male, në Kodra, në livadhe, në ferma, në ndërtim të gjitha punët i bëjmë. Të huajt i dëgjojmë, rregullat i zbatojmë, obligimet ndaj shtetit i kryemi, me djersën tonë vendet e huaja i ndërtojmë.
Po Izraelitët ç’far bëjnë? Më 1948 tën, e shpallën pavarësinë, tani me një sipërfaqe më të vogël nga se sa Maqedonia por me një popullsi prej afro 9 milionëshe. Ato po vin nga çdo anë e botës dhe shkretëtirat po i kthenë në toka pjellore.
Rrethi jonë për nga pasurit natyrore i ka parametrat sikurse Suedia. Male, liqeni, lumi Drini i Zi kalon në mes të qytetit. Burime për ujitjen e tokës, toka pjellore por i kemi lën dhe po i lëm për ç’do ditë të na mbulojnë ferrat. Nuk duam të jemi zot të vetes dhe të vendlindjes. Vendbanime të ndërtuara, rrugë, ujsjellësa, shtëpi të reja. Shtëpit të ndërtuara si hotele, u kan mbetur fantazmave. Në këto shtëpi prindërit e mbetur imagjinojnë fëmijtë e tyre, nipërit, mbesat etj.
01-05-2020


Loading...
loading...