Çfarë ka Doktori më shumë se gjithë të tjerët?

 

Nga Namir Lapardhaja

Doktori është një autoritet i padiskutueshëm. Mjafton të shohësh se kush e viziton zyrën e tij private dhe, pavarësisht propagandës kundër tij, ai shërben si vend rrëfimi.

Autoriteti fitohet ndër vite, me Eksperiencë dhe Seriozitet. Vitet nën supet e krusura dhe vragat në fytyrë kanë shenjuar autoritetin e tij.StrugaLajm

Doktori është sot politikani aktiv më me eksperiencë. Tek ai i gjen të gjitha. Fitoret dhe humbjet. Ngjitjet dhe rëniet. Ndonjëherë edhe rrokullimat.

Serioziteti i tij duket tek fjala. Thonë se ‘JO-ja’ e tij është jo, po ashtu e njëjta gjë vlen edhe për ‘PO-në’. Çuditshëm ndodh me Doktorin se ndaj tij ke të njëjtin respekt kur të thotë jo, imagjino se kur të thotë po.StrugaLajm

Doktori nuk është ‘rritur’ me hormone. Rrugëtimi nga malet e Viçidolit për në ‘Pallatin e ëndrrave’ në kryeqytet nuk ka qenë i lehtë, përkundrazi ka qenë tejmase i vështirë. Por ai ia ka dalë. I vetëm, me një xhaketë të vjetër dhe një valixhe të drunjtë dhe me hapat e tij prej malësori, jo vetëm që kapi kohën, por e tejkaloi atë. Doktori di se çfarë është Vuajtja. Dhe kush di se ç’është vuajtja, kam përshtypje se gjithçka.

Doktori është Intelektual i kalibrit të lartë i mbrujtur me të gjithë llojet e baltës së natyrës njerëzore. Ai di se ç’është shoqëria e lartë aq mirë sa njeh edhe tabanin popullor. Ai flet gjuhën formale, aq mirë sa ç’zotëron atë informale me të gjithë variantet e saj.

Së fundmi, Doktorit i vlon gjaku në fytyrë. Ai nuk është homos-mecanicus. Ulje-ngritjet e zërit të tij, emocionaliteti i imazhit, mimika, toni dhe intonacioni janë armë të forta të tij. Fjala e Doktorit të godet, ajo ngjit, lë shenjë thellë dhe gjatë. Ai e mbështjell fjalën me magji. Është një lloj magjistari i fjalës.

Kaq për sot për Doktorin. Sigurisht që Doktori, përveç anës së ndritshme, ka edhe hijet e tij, por meqenëse Doktori i përket historisë tashmë, me këtë pjesë le të merren historianët në të ardhmen.


Loading...
loading...