Deputeti i Vevçanit: Nga sot ndjehem njeri i lirë!

Deputeti Krsto Mukoski, i cili me vendim të Gjykatës Penale të Shkupit ka përfituar nga Ligji për amnisti dhe është liruar nga akuza për ngjarjet e 27 prillit, sot tha se ndjehet si njeri i lirë.

Në një deklaratë për Fokus, ai tha se ndjehet person i lirë dhe se nuk i ndjek reagimet e opinionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot ndjehem si person i lirë dhe nuk kam çfarë të shtoj më shumë. Nuk i ndjek reagimet e opinionit, pasi gjithë ditën jam në Kuvend”, tha Mukoski.StrugaLajm

Ndryshe, ai ka qenë i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit, pasi ka hapur dyert e Kuvendit, me çka ju mundësua protestuesve të dhunshëm të futen në hapësirat e Kuvendit.StrugaLajm

Ai nuk do të ndiqet penalisht për pjesëmarrjen në ngjarjet e përgjakshme të vitit të kaluar, sipas ligjit për amnisti që u miratua nga deputetët.
Ndërsa në mesin e deputetëve të kanë përfituar nga Ligji për amnisti janë edhe Sasho Vasilevski, Ljupço Dimovski, Ljuben Arnaudov dhe Johan Tarçullovski.

In : Aktuale

Loading...
loading...