Dhjetë marifete , që mund t’ua bëjnë jetën më të lehtë

Në një moment apo tjetër, komunikimi dhe marrja vesh me njerëzit mund të jetë e vështirë për të gjithë. Pavarësisht nëse kanë lidhje me punën apo kënaqësinë, është e rëndësishme të mësoni marifetet psikologjike të renditura më poshtë, në mënyrë që gjërat t’u shkojnë më mirë. Ato nuk janë truke çoroditëse dhe qëllim-liga për të manipuluar të tjerët në marrjen e asaj që dëshironi, por thjesht vlejnë për të përmirësuar komunikimin tuaj dhe marrëdhëniet me të tjerët.

Shihni në sy personin përballë, kur merrni një përgjigje të pakënaqshme
Ndonjëherë nuk na pëlqen përgjigja ndaj një pyetjeje që shtrojmë, dhe në ndonjë rast nuk e kuptojnë atë. Në vend të përsëritjes së pyetjes apo pyetjes së dikujt tjetër, shikojeni në sy personin që keni përballë. Kjo do të bëjë që ky i fundit të ndjehet nën presion, dhe ka të ngjarë të detyrohet të shtjellojë më tej mendimet e tij.

Qëndroni të qetë kur dikush ngre zërin ndaj jush
Bëni një përpjekje të fortë për të qëndruar i qetë. Kur një njën person nevrik shpërthen, e bën këtë në zemërim e sipër, dhe sjelljet tona nganjëherë mund ta provokojnë pa qëllim atë shpërthim. Ndjenjat e zemëratës zakonisht largohen shpejt dhe zëvendësohen nga ajo e fajit. Zakonisht ky tip personi është i pari që kërkon falje.

Uluni pranë personit agresiv për të shmangur sulmet e tij
Nëse po shkoni në një takim, dhe jeni në dijeni se do të ndodheni në një dhomë me një person agresiv, ju e dini se diskutimi mund të bëhet i nxehtë, apo mund të jeni subjekt i kritikave negative, prandaj përpiquni të uleni pranë atij personi. Mund të ndjeheni në siklet, por s’ka gjë, nuk do të jeni i vetmi. Dihet se afërsia e madhe, i vendos njerëzit në një situatë të pakëndshme, çka do të zvogëlojë nivelin e agresionit që ata kanë në plan të ushtrojnë.

Mbani mend emrat e të gjithëve, në rast se doni të jeni popullor
Nëse doni të jeni popullor me shokët dhe kolegët tuaj, bëjeni zakon të filloni t’i thërrisni njerëzit në emër dhe jo mbiemër kur flisni me ta. Një person ndjehet menjëherë i veçantë kur e thërrisni atë me emër.StrugaLajm

Shkruani mendimet tuaja, kur ndjeheni të stresuar apo në akth
Në një fare pikë, ne të gjithë ndjejmë një nivel të caktuar të stresit mendor. Shkruani mendimet tuaja në një bllok, dhe më pas mbylleni atë. Besojeni apo jo, do të jeni në gjendje të përqëndroheni më lehtë në punën tuaj, pasi kini ndarë tashmë me dikë mendimet tuaja. Kur kjo ndodh, do të ndjeni një barrë më të lehtë mbi mendjen tuaj.

Jepini vetes pak zgjedhje, kur s’mund të merrni dot një vendim
Disa njerëz besojnë se është më mirë të kenë më shumë zgjedhje dhe më shumë informacion. Dhe në fakt ata preferojnë të kenë më shumë. Megjithatë, është realisht paralizuese pasja e shumë mundësive. Nuk ekziston asnjë provë që të tregojë se pasja e 4 opsioneve në të njëjtën kohë, është numri maksimal që ne mund të marrin në shqyrtim, dhe sërish të bëjmë një zgjedhje. Që të jeni një vendimmarrës efektiv, duhet vetëm t’i jepni vetes pak opsione në të njëjtën kohë. Kjo do t’iu japë më shumë kohë për të shqyrtuar secilën, ndërsa ju garanton hapësirë të mjaftueshme për të kërkuar një seri të re mundësish.StrugaLajm

Qëndrimi i duhur mund të rrisë besimin në vetvete
Ky marifet psikologjik zbatohet si në punë ashtu edhe aktivitetet argëtuese. Ai mund të përmirësojë në mënyrë drastike jetën tuaj në çift, dhe t’iu ndihmojë të ngriheni në përgjegjësi në punë. Si mund të bëheni i sigurt do të pyesni ju? Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është përmes sjelljes tuaj. Nëse i lejoni vetes të merrni më shumë hapësirë, ka më shumë të ngjarë të ndjeheni më të sigurt. Kjo i referohet gjuhës së pushtetit.

Pyetje rastësore para se të filloni të luani
Kjo është padyshim intriguese. Kur të jeni gati për të luajtur këtë lojë të famshme me ndonjë mik ta zëmë shah apo domino, drejtojini më parë ‘kundërshtarit’ juaj një pyetje të rastit. Kjo zakonisht do ta zhysë këtë të fundit në konfuzion, dhe do të ketë më shumë gjasa të humbasë lojën.

Bëni njerëzit të ndjehen të nevojshëm, kur u kërkoni ndihmë
Nëse keni nevojë për ndihmën e dikujt, dhe e kërkoni me frazën, “Kam nevojë për ndihmën tuaj …”, njerëzit ndjehen më të nevojshëm, pasi ata e urrejnë ndjenjën e fajit. Duke e filluar bisedën me atë frazë, keni më shumë gjasa të merrni prej tij ndihmën që ju nevojitet.

Ngrohni duart para se t’i shtrëngoni me të tjerët
A e dini se duart e ftohta janë të lidhura me mosbesimin? Kur të jeni gati për të shtrënguar dorën e dikujt, sigurohuni që duart tuaja të jenë të ngrohta. Duart e ngrohta promovojnë një atmosferë miqësore.


Loading...
loading...