Durrësi, Qyteti i të gjithë shqiptarëve !

Durrësi, Qyteti i të gjithë shqiptarëve !

Sot në ditën ma të madhe festive për Kombin tim, nuk ishte ashtu si 28 Nëntorët e viteve të kaluara. Sot fëmijët nuk i mbathën veshjet e tyre kombëtare me plisin e bardhë dhe as kenduan këngët e tyre të lirisë. Sot, pam Dursin, Nikoqirin e shqiptarëve, se nuk kishte fuqi të pranonte mysafirët, siç e ka tradita shqiptare, ama zemrat ishin prap të hapura.” Urdheroni ejani uluni, ketu jashtë, nuk guxojm të ju rrezikojm mbrenda”, ndër kohë, dridhet toka, ja shihni..
Qyteti Nikoqir, ishte i “lodhur”, nga plagosja që kishte marr. Nikoqirja, e para e Bashkisë Durres, Zonja e hekurt Valbona Sako, na priti me lot në sy, Ejani, Urdheroni Vëllezer, jeni nga Gostivari, sdi qka t’ju them faleminderit, mbajm thënjen “Vëllau shihet në ditët e vështira”, Ju lumt..
Dolem, na percolli duke u lutur bashkë, që kur mos perseritet kjo fatkeqsi ….
Rrugët, trotoaret, parqet e shtepive ishin plot qytetar banor të qytetit, deti nga ana tjeter me valet e zëshme dhe të forta sikur “bente thirje”,o Shqiptarë Bashkohuni, Shqiponja dy Krenare, e zbukuronte ate duke mos ulur as kokat e as krahet, fluturonte e valvitej pa pushuar, lart e më lart!
28,nëntori është festa e jonë, do ta përballojmē!
Për ata që humbën të afërmit e tyre Ngushëllime!
Për të lënduarit shërime!
Për të dëmtuarit ndihmë dhe angazhime!StrugaLajm

SHKA “ Lulet e Malësisë “
Luan Veliu
Sinan Zylbeari
Negzim Azizi
Durres, 28.11.2019StrugaLajm


Loading...
loading...