E qëllova drerin, ndërsa ai filloi të qajë me klithma njeriu

Sot këtu në Michigan është dita e parë e gjuetisë së drerit me armë zjarri (Fire Arm Season). Sipas parashikimeve për dy javë priten të vriten midis 700 000 deri 950 000 drerë. Zgjat deri në fund të Nëntorit.

Une jam gjuetar por nuk dua të gjuaj më për drerë.StrugaLajm

Në rastin e fundit të gjuetisë për drerë kalova një eksperiencë dramatike. Dreri që unë qëllova nuk ndodhi që të ngordhte menjëherë! Qante me klithma njeriu! Më pa kur ju afrova që ta përfundoja atë çka kisha nisur, mbaj mënd kokën e tij të kthyer drejt meje, sytë e tij të mëdhenj që shprehnin aq shumë dhimbje e habi, plagën e pashpëtim nga e shtëna ime e parë e që i kish paralizuar dy këmbët e mbrapme, britmat e tij..StrugaLajm

..Mbylla sytë dhe tërhoqa përsëri këmbëzën, prap s’qe e mjaftueshme… përsëri! e përsëri! ..derisa arma dhe dreri pushuan…. Mu duk sikur vrava njeri!

Atë dre nuk e hëngrëm! Edhe sot e kësaj dite familja ime nuk do të dëgjojë më histori gjuetie me drerë!


Loading...
loading...