Edhe Zekiri dëshmitar në rastin e Selës, ja detajet

Më 16 prill do të vazhdoj procesi gjyqësor për dhunën ndaj deputetit të ASH-së, Ziadin Sela, natën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Një nga dëshmitarët do të jetë deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri, i cili nuk shihet shumë i pranishëm në pamjet e xhiruara natën e 27 prillit në Kuvend, kur po ndodhte dhuna brutale ndaj deputetëve.

Në seancën e djeshme që zgjati gjashtë orë, u dëgjuan kryeparlamentari Talat Xhaferi, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dhe deputeti i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski.StrugaLajm

Pas përfundimit të seancës, Kiracovski tha se 27 prilli do të mbetet si datë e zezë që nga pavarësimi i Maqedonisë.StrugaLajm

Sipas tij, një pjesë e të akuzuarve që ishin të pranishëm në gjykatë i ka njohur dhe shtoi se ata kanë kryer vepra të rënda për shëndetin e deputetët dhe të tjerëve që kanë qenë të pranishëm në Kuvend më 27 prill.

In : Aktuale

Loading...
loading...