Është arritur marrëveshja mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Edi Rejës.
Trajneri italian ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me kombëtaren shqiptare.
Tekniku 74-vjeçar në katër vitet e qëndrimit të tij do të përfitojë rreth 1.2 milion euro.
Kuqezinjtë nën drejtimin e Edi Rejës i mbyllën në vend të katërt në grup eliminatoret e Kampionatit Evropian 2020, por fillimi i aventurës ishte me Christian Panuccin.
Reja e mori drejtimin e Kombëtares në prill të këtij viti, duke sjellë një frymë të re.
Tashmë italiani do ta vazhdojë punën e nisur me kuqezinjtë deri në vitin 2023, ku do të ketë mundësi t’i drejtojë në eliminatoret e Botërorit “Katar 2022” dhe kualifikueset e Evropianit 2024.