Reklamo ketu!

Fajtor për vrasjen e 8 vjeçarit, banor i Zvicrës, ministri gjerman ndërpret pushimet

Ministri i brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer ka ndërprerë pushimet për të thirrur një mbledhje krize të qeverisë.

Ngjarja e rëndë që ka ndodhur ditën e sotme në Frankfurt të Gjermanisë, ku një fëmijë 8-vjeçar ka mbetur i vdekur nën shinat e trenit, ka tronditur Gjermaninë dhe më gjerë.

Djali 8-vjeçar ndodhej sëbashku me nënën e tij në stacionin qendror të qytetit gjerman teksa i dyshuari e ka shtyrë në shinat e trenit.

Fajtori për vdekjen e fëmijës është një 40 vjeçar nga Eritrea, shkruajnë mediet germane. Nuk ka asnjë lidhje në mes të tij dhe viktimave, deklaron policia. Nuk dihet asgjë për motivin, transmeto albinfo.ch. Sipas policisë, ai kishte provuar ta shtynte në shina edhe një person të tretë por ai kishte arritur të mbrohej.

Sipas Agjencisë Gjermane të Lajmeve DPA, shtetasi eritrean, vendin e banimit e kishte në Zvicër, por nuk janë dhënë më shumë hollësi rreth kësaj. Prokuroria përgjegjëse e Frankfurtit ka vërtetuar për mediat gjermane se personi në fjalë jeton në Zvicër që nga viti 2006.

Nga ana tjetër Policia Federale e Zvicrës (Fedpol) ka marrë njoftimin lidhur me rastin dhe po qëndron në kontakt me autoritetet përgjegjëse të Gjermanisë, për të siguruar këmbimin e informacioneve.

I dyshuari do të përgjigjet para gjykatës hetuese të martën.

Rasti i rëndë ka marrë tashmë edhe peshë politike. Ministri i brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer ka ndërprerë pushimet për të thirrur një mbledhje krize të qeverisë.

Në mediat gjermane është ndezur sërish debati rreth pranimit, sipas kritikëve, të “pa kriter” të refugjatëve në Gjermani.