FLAKA E JANARIT-Nebi Dervishi

Skruan:

Prof. Dr. Nebi Dervishi

FLAKA E JANARIT

545 VJETORI I VDEKJES SË HEROIT TONË KOMBËTAR GJERGJ KASTRIOTI-SKËNDERBEU DHE 38 VJETORIT TË VRASJES KRIMINELE TË MARTIRËVE TË POPULLIT SHQIPTAR: VËLLEZËRVE GËRVLLA DHE KADRI ZEKËS MË 17 JANAR 1982 

Në vigjile të përvjetoreve kushtuar 17 janarit (552 vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeut) si dhe 38 vjetorit të vrasjes së vëllezërve (Jusuf e Bardhosh Gërvalla ) e Kadri Zeka, në Gjermani më 1982, nga dora vrastare e kriminale të UDB-së jugosllave. 

Me këtë rast, për të 28 herë me radhë në Gjilan nga 17 janari 1992, po ndizet “Flaka e janarit”, ku me nderime të veçanta, respektojmë së bashku jo vetëm figurën e Heroit tonë Kombëtar, Skëndërbe, por edhe tërë atë plejadë atdhetarësh, në mes të së cilëve vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zekës, që në mënyrë mizore, po në të njëjtën ditë (17 janar 1982) u vranë në Gjermani, nga dora vrastare e UDB-së.

Për popullin shqiptar datat e shënuara të historisë nuk kanë qënë dhe nuk janë kurrë ngjarje të thjeshta, të cilave u detyrohet vetëm një lloj respekti konvencional, në një ditë të caktuar të kalendarit, për t’i lënë pastaj në gjumin e harresës. Si ruajtës, vazhdues dhe kurorëzues i thesarit të traditave historike e patriotike, populli ynë i lashtë, i ka vlerësuar këto tradita, duke i mbajtur të gjalla në shërbim të çështjes së madhe të lirisë dhe, pavarësisë kombëtare, të mbrojtjes së tërësisë dhe sovranitetit të tokës së shenjtë të atdheut, si dhe për ndërtimin e jetës së re. Në mënyrë të veçantë, kjo vlenë për figurën emblematike e lavdiplote të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skëndërbeut, që qëndroi si lapidar vigan, në njërën nga periudhat më vendimtare të historisë sonë kombëtare, e cila zë një vend të shquar nderi edhe në fletët e historisë botërore. 

Bashkë me heroin Skëndërbe, ne sot, në këtë 552 vjetor të vdekjes, përkujtojmë me mirënjohje të thellë, një epokë të tërë, që mban me të drejtë emrin e tij, si një nga epokat më vendimtare të historisë kombëtare, në të cilën masat popullore shqiptare, si heronj pa emër, nën udhëheqjen e Skëndërbeut, për vite me radhë (1443-1468) luftuan për mbrojtjen e tokës, lirisë e pavarësisë së vet, duke i vënë themelet e qëndrueshme asaj ndërtese, që brezat e ardhshëm e çuan në fund, pra bashkimin e popullit shqiptar dhe shtetin e tij kombëtar. 

Egjitha bota mbarë, sot, në përvjetorin e 552 të vdekjes së Skëndërbeut, përkujtojmë epokën e tij, si një pjesë të asaj lufte të madhe, në të cilën popujt e Evropës Jug-lindore, e midis tyre në radhët e para, populli shqitptar, duke luftuar për trojet e lirinë e vet, u bë një levë mbrojtëse për të ndaluar vërshimin shkatërrues të agresionit të sulltanëve osmanë në shekullin e XV, agresion që vinte në rrezik fatet e qytetrimit evropian në përgjithësi. 

Duke nxierrë mësime nga përvoja e dhjetëra viteve, beteja e dështime në planin kombëtar, Skëndërbeu u bë guri themeltar i tërë veprimtarisë së tij si, burrështeti dhe strateg e udhëheqës ushtarak në vitet 1443-1468. Pa kapërcyer pozitat e vjetruara politike, të përçarjes së vendit, një varg zotimesh të veçanta, pa krijuar një bazë politiko-ushtarake të organizuara e të qëndrueshme, që e bëri me Besëlidhjen e Lezhës (2 mars 1444), pa bashkërendimin e veprimeve të brendshme me lëvizjen antiosmane, që organizoheshin në planin e jashtëm, lufta nuk do të kishte perspektivën e fitores. Ishte meritë e madhe e Skëndërbeut, që u bë shprehësi dhe zbatuesi më i qartë, i ndërgjegjshëm dhe më i vendosur i kësaj domosdoshmërie, që inpononte momentet historik. 

Personaliteti i Skëndërbeut si burrështeti, strateg e mjeshtër i madh i artit ushtarak, dallonte me tiparet e veta karakteristike nga princërit e tjerë bujarë, bashkëkohanik të Perëndimit. Luftëtar i thjeshtë midis luftëtarëve, ai luftonte “me mëngje të përveshura”, në krye të një kalorësie që vepronte me shpejtësi të jashtëzakonshme në krahasim me ushtritë e rënda feudale. Ai ishte i veshur thjeshtë dhe si, burrështeti Ai nuk njihte intriga. 

Sa kohë që vërshimi osman qëndronte si një shpatë e mprehur mbi Evropën e Mesme dhe Perëndimorte, aq kohë edhe figura e Skëndërbeut, luftëtar e ngadhnjimtar, në më se 24 beteja në harkun kohor prej një çerek shekulli në shek. XV, kundrejt një armiku që e konsideronte veten si të pathyeshëm, kuptohet se, vazhdonte të tërhiqte vëmendjen, jo vetëm të historianëve, por edhe të ushtarakëve, të burrave të shteteve, si dhe të opinionit publik, evropian dhe botëror. 

Me këtë interesim, gjithmonë të gjallë, për luftën e popullit shqiptar dhe kryetrimin dhe heroin, udhëheqësin legjendar të saj, e kishte burim tërë ajo literaturë e shumë-llojshme dhe shumëgjuheshe, kushtuar figuarës së Skëndërbeut në katër anët e botës. Nga përvoja luftarake e shqiptarëve dhe udhëheqësit e tyre, kërkoheshin të nxirreshin mësime për luftën kundër një armiku, që vetëm një Skëndërbe me shokë ishte në gjendje t’i gjunjëzonte, e ti thyente ata. 

Më 17 janar 2020 mbushën plot 552 vjet, prej asaj date të rrënqethëshme, kur mbylli sytë heroi i Pavdekshëm, Skëndërbeu. Dhe në këto çaste, çdo shqiptar kudo që ndodhet, në të katër anët e botës, e shënojnë secili në mënyrën e vet këtë ngjarje, që në vete përmban edhe simbolikën e zisë, por bashkë me të edhe të krenarisë kombëtare. Kujtimi për heroin kombëtar shqiptar, jetoi ndër shekuj, jo vetëm në zemrat e kombit që e lindi, por ai, pati shtrirjen që i kalonte kufijtë e Ballkanit, pra, pati një peshë e rëndësi evropiane e botërore. 

 “Flaka e Janarit” nisi rrugëtimin e saj, me këtë emër, simbolik, këtu e 28 vjet më parë, në Gjilan më 17 Janar 1992, në shenjë të nderimit dhe përkujtimit të figurës intelektuale dhe atdhetare të Jusuf Gërvallës, në 10 vjetorin e rënies për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, së bashku me Kadri Zekën e Bardhosh Gërvallën, nga dora vrastare e UDB-së jugosllave. Kjo datë koincidon edhe me ditëvdekjen e Heroit tonë Kombëtarë, të papërsëritshmit dhe të paarritshmit Skëndërbe. 

Si i tillë ky manifestim thellësishtë kulturor, nderoi në vazhdimësi martirët dhe dëshmorët e kombit, përmes vlerave të artit. Për çdo vjet, është karakterizuar me një përkujtesë jubilare, gjysmë-jubilare e përkujtimore, në rënien e atdhetarëve për idealet kombëtare. Manifestimet “Flaka e Janarit”, i kanë shënuar në vazhdimësi këta përvjetor, nisur nga kjo treshe atdhetarësh të lartëpërmendur, e pasura pastaj nga një pleiadë dëshmorësh të tjerë, si Rexhep Mala, Reshat Ymeri, Nuhi Berisha e Agim Rushiti, por edhe me figura markante të historisë kombëtare, si Skëndërbeu, Idriz Seferi, Isa Boletini etj. 

Janari i vitit 2020, na përkujton janarin e 38 viteve më parë, përkujton rënien heroike të martirëve të popullit shqiptar. Ky përkujtim lidhet me respekt të veçantë për këta figura eminente të kombit, të cilët kishin një dhe të vetmin intencë e qëllim: LIRINË DHE BASHKIMIN MBARË- SHQIPTAR. 

Vepra e Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës, Rexhep Malës, Nuhi Berishës dhe pleiadës të shumta të atdhetarëve, do të jetojnë përgjithmonë, sepse përjetësisht do të jetojë populli shqiptar. 

Veprat e tyre do të jetojnë se, martirët për asnjë çast nuk jetuan vetëm për vete, por jetuan dhe punuan vetëm për ardhmërinë e mirëfilltë të kombit shqiptar. Vetvetiu kuptohet se, njerëzit e tillë i ngjajnë lumit të pashtershëm, i cili nuk e pinë ujin e vet, i ngjajnë drujve të frytshëm, të cilët nuk i hanin frytet e veta, i ngjajnë luleve, të cilat nuk thithin nektarin dhe aromën e vet dhe, nga kjo del se çdo gjë e madhe është në dobi të të tjerëve. Të mëdhenjë ishin të gjithë ata, që nuk kursyen jetën e vet për çështjen e shenjtë kombëtare. 

Lulet e gjakut tonë jetojnë në ne, ata kanë siguruar pavdeksinë. Nuk është thjeshtësi të jetosh pas vdekjes. Për këtë duhet dhuruar jetën. E jeta dhurohet për liri. “ Se liria është më e shenjtë se jeta”-siç thoshte Jusuf Gërvalla. Gjaku i tyre është themeltar i fuqishëm mbi të cilin, do të ngritet Shqipëria e natyrshme, sepse këta martirë e dëshmorë janë ngritur lapidarë në çdo zemër shqiptare. 

Në këtë akt solemn e përkujtimor, nuk mund të lëmë pa përmendur realitetin e ditëve tona. Duke u nisur nga përvoja e aspekteve që dalin nga Epoka e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skëndërbeut, asnjëherë më shumë se sot, nuk është paraqitur nevoja për një pajtim të botës shqiptare, që mjerisht është e ndarë dhe e përçarë. Është imperativ i kohës, që sa më parë të arrihet një pajtim i Lidershipit shqiptar në të gjitha trojet etnike, ashtu siç ka bërë i madhi Skëndërbe në shekullin e XV, edhe tani kur pas një muaj do të festojmë 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, sepse AMANETI i martirëve ishte: “VËLLEZËR, FLAMURIN E LIRISË SONE LART E MË LART ”. Ata ranë për të mos vdekur kurrë. Populli që ka themellirie gjakun e heronjve kombëtar, si Jusufi, Kadriu, Bardhoshi, Rexhepi, Nuhiu etj, ky popull ka ardhmëri të sigurt në liri. Por, njëkohësisht populli që i rikujton me respekt, bijat e vët të rënë për lirinë e kombit, që gjeniu i popullit tonë i njih “se me vdek për atdhe, është njësoj sikur me le”, atë popull nuk ka fuqi që mund ta pengon në jetësimin e lirisë së vet. 

Kushtrimi i tyre ishte: Gjithmonë të bashkuar rreth flamurit për liri e bashkim kombëtar. Neve sot na mbetet të punojmë pa u ndal në jetësimin e amanetit të Jusufit, Kadriut, Bardhoshit, Rexhepit, Naser Hanit etj. Ne sot më shumë se kurrë, duhet jetësuar unitetin kombëtar, se vetëm të bashkuar dhe të pathyeshëm mundemi të mbijetojmë katraurën e zhbërjes kombëtare nga egërsira e armiqve tanë, që po zgjatë më shumë se një shekull. Të bashkuar rreth amanetit të këtyre heronjve, pjesërisht është fituar liri dhe, do të bëhet bashkimi kombëtar e shpirtëror në Evropën e Bashkuar. 

Janar 2020 – Struge 

Prof. Dr. Nebi Dervishi 

Loading...
loading...











Loading…


loading…