Fol:Merkos i pengon gjithçka shqiptare, hakmerret edhe ndaj familjes së veprimtarit Naser Hani

Kryetarit të Strugës, Ramiz Merko siç duket po i pengon çdo gjë shqiptare në Strugë dhe kjo si pasojë e humbjes së madhe në çdo vendbanim shqiptar. Si hakmarrje ndaj rezultatit Merko ka filluar të shkarkojë nga puna të gjithë shqiptarët që nuk mendojnë si ai. Vetëm në administratën komunale Merko ka larguar nga puna rreth 30 punonjës, prej të cilëve 9 me vendime pune.

Gjithashtu Merko ka bërë shpërndarjen edhe të mbi 20 punonjësve tjerë shqiptarë nëpër zyra larg komunës nëpër ndërmarrjet komunale dhe vendin e quajtur “barakat”. Kjo iu ndodh vetëm shqiptarëve. Asnjë maqedonas nuk është prekur deri sot.
Përveç administratës, Merko ka larguar nga puna mbi 50 arsimtarë dhe profesorë shqiptarë nga shkollat e Strugës.StrugaLajm

Ditëve të fundit kanë reaguar nxënësit e Shkollës së Mesme Niko Nestor, të cilët duan rikthimin e profesorit të tyre, Shpat Hani, që është edhe nip i veprimtarit shqiptar Naser Hani, i cili u vra gjatë periudhës së tensionuar të 2001-shit.
Kujtojmë që gjatë kohës së udhëheqjes së Ziadin Selës me komunën e Strugës u rikthye Ura e Drurit që dikur u shkatërrua nga Merko dhe të njëjtës iu vu emri i Naser Hanit. Ndoshta kjo është edhe njëra nga arsyet se pse Merko hakmerret edhe ndaj familjes së Hanit.StrugaLajm

Sipas burimeve tona, kjo dëshmon se sa e madhe është urrejtja e Merkos dhe grupit të tij ndaj shqiptarëve.Fol.mk

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...