Fundi i rrugës/Fillimi i rrugës!

Fatmir Emushi

Nuk ështe se kam patur ndonjë simpati për ish sistemin Jugosllav, kur kanë jetuar paraardhësit mij, por është një qështje që më rrotullohet në mendimet e mija të dashur miq, tani e një kohë e që dua të ndaja me ju.
Dua ta potencoj që tani se kam besimin e plotë në mehanizmat zhvillimore që i jep tregu i lirë i kapitalit dhe i resurseve njerëzore, dhe e shoh si të vetmin rregullator të marëdhënjeve në zhvillimin ekonomik të një vendi.
Dhe jam i bindur se ai mehanizëm funksionon, por problemi qëndron diku tjetër.
Mirëpo është i pamohueshëm fakti se rezulltatet në keto 28 vitet që kur kemi filluar ta implementojme, lënë shumë për të dëshiruar, gati gati në cdo fushë treguesit janë negativ.
Pra ne si shoqëri , për keto 28 vite veprim , ku tregu i lirë i kapitalit dhe shërbimeve e ka fjalën kryesore kemi dështuar praktikisht.
Shtrohet pyetja, ku është problemi dhe shkaku i ketyre rezulltateve dëshpëruese?
Si është e mundur që në ish sistemin e kaluar , për 45 vite u ndertua një infrastukturë rrugore e kënaqshme për nevojat e kohës, rrugë të cilat ne për 28 vite nuk arrijmë as tu ua arrnojmë gropat, dhe lëvizim nëpër to si me kaluar nëpër teren të minuar?!
Jemi viti 2018, në kohën kur edhe teknologjija ndërtimore ka avansuar shumë në krahasim me vitet 1945-1990!
Është për të ardhur keq, që gjeneratave që vijnë nuk arritëm tju lejme për trashëgimi, aq sa morrëm ne në dorëzim nga gjeneratat para nesh.
Gati të njëjtin përfundim do sjellim kur do analizojme edhe kapacitetet shëndetsore në vend, do të shohim se edhe atje per 28 vite as edhe një gozhdë nuk është vënë, përkundër harxhimeve të lartëra që tregohen për cdo vit në ketë sektor.
Paramendoni akoma përdoren enë të emajluara (çingo) gjatë intervenimeve!
Këto enë që moti janë ngritur si eksponate nëpër muzetë botërore, për tu treguar studentëve të mjekësisë se si kanë qënë dikur dhe si janë sot !
Ne akoma kemi mbetur në fazën -dikur.
Nuk kemi ndërruar enët , leri më investimet kapitale që janë të histori në vehte.
Pra dështim total, që kërkon intervenim immediat.
Të mos flasim për arsimin që e kemi copë copë.
Të plas zemra, kur kujton se në cvarë kushtesh i dergojmë fëmijët, duke dashur që ato nesër të bëhen njerëz të vyeshëm për shoqërinë?!
Kotradiktë që të demanton në moment.
Më të drejtë fëmija e cdo prindi do të thoshte,: o baba, po si pret une të kem motiv për të dhënë maksimumin tim, kur ti dhe gjenerata jote më sillni të marri dituri dhe frymëzim për jetën në ambiente ku më së paku i bie era shkollë?!
Fëmijtë janë të çiltër dhe e bëjnë shume lehte kete dallim në realitet.
Duhet ta pranoj me turpin që mbart në vehte se realisht unë u shkollova në ambiente më solide në krahasim me kushte kur meson fëmiju im.
Dhe ky dështim patjeter se u faturohet gjeneratave tona, të sistemit të ri.
A ka shpresë se dicka mund të përmirësohet?
Sigurisht se ka, derisa egziston brenga se nuk kemi punuar mirë në kohën që lamë pas, do të thotë se akoma ka shpresë.
Duke filluar cdo kush nga vetja e tij, te pranojë këtë realitet si problem real, do te lind patjeter nevoja dhe dëshira për të filluar pre diku për ta përmirësuar këtë gjendje.
Duke dhënë maksimumin cdo kush nga në, cdonjëri në fushën e tij, mendoj se mund të rikuperohet kjo negativë e 28 viteve të fundit.
Nuk është se kanë patur më shumë resurse kapitale gjeneratat e sistemit të kaluar, kur e kanë ngritur ate infrastrukturë që përdorim edhe sot ne, por për dallim nga ne, ato kanë qënë më të fokusuar në perceptimin e prioriteteve.
Për atë shkak them se duhet edhe ne të jemi më të fokusuar në prioritetet tona.
Fokusimi në prioritetet e lartëpërmendura, mendoj se do të ishte një fillim i mbarë në rrugën e së cilës duket se i ka ardhur fundi.
Pra fundi i kësaj rruge, duhet të tregojë fillimin e rrugëtimit tonë.
Derisa nuk bëhet vonë.StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...