Gati për ”Ditën e Verës”në Dollogozhdë(Foto)

DITA E VERËS

13.03.2018 Dita e parë, DITA E LULEVE

Edhe pse në Dollogozhdë dhe rrethinë moti ishte i ligë dhe me shira të rrëmbyeshëm të rijtë dhe të rejat e Dollogozhdës kishin dalur nëpër kodrina për të mbledhur lulet e para, Kukurekun! Nëpër kodrina ndigjoheshin këngë të ndryshme që i kushtohen kësaj feste të vjetër Pagane! Ndër më të përsëritmet ishte kënga ,,……kukureku rëj rumi sëjt e mëj, si sot ni mi vjet kurgjë mos na gjetë…,,
Gjatë mbledhjes së luleve ata me vete kishin marrë dhe vezë të ziera të ngjyrosura kuq të cilat i thejnë ne një shkëmb për tu bërë të fortë si shkëmbi!
Gjatë ikjes ata sipas traditës thejn nga një degë dushku dhe thane, të cilat do të përdoren nga nënat e tyre për t’i zgjuar të nesërmen në mënjges duke u rënë lehtë lehtë për tu bërë të fortë si dushku e thana!

Agim DautiStrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...