Gjuha shqipe po bastardohet -Asan Asani

Asan Asani


Duke u nisur nga situata e sotme dhe kauza që po e ngërthen gjuhën e sotme shqipe,linguistikën dhe gramatikën e saj,po përjeton ditë më të vështira ,sidomos devijimet që shihen në drejtëshkrimin e saj,retorikën që bëhet në mjetet mediatike me intelektualët me autoritet nëpër Kuvende shtetërore, shkrime nëpër gazeta të përditshme,që botohen pa kritere korigjimi,romane që shkruhen dhe botohen çdo ditë, ku mund të lexosh më shumë biografi të autorëve,ku drejëshkrimi pak se respektohet.


Shkruhen ashtu si i konvenon autorit,përdoren terma të huaja që çdo ditë hyjnë në gjuhën e bukur shqipe pa asnjë kriter,që të zëvendësohen me fjalët e bukura të shqipes.U duket vetja si intelektualë të përkryer.Rilindasit tanë në kohën që vepruan u përpoqën dhe përdorën fjalë të kuptueshme shqipe dhe jo barbarizma si në ditët e sotme,qoftë në Kuvend(Parlament),gazeta,Televizion,revista dhe me dialektizma të nduarnduarshme e shkretuan këtë gjuhë që na dhuroi Perëndia,thotë Naimi i madh.
Në ditët e sotme edhe interneti,i cili është në
mëshirë të fatit,po e bastardhon këtë gjuhë,sepse në çdo faqe po shkruhen sharje nga
më pise,fjalë të fëlliqta,dialektizma nga të gjithë trevat shqiptare,shkrime që nuk i kupton as dreqi me të birin,për të cilat fajtore janë qendrat mediatike që botojnë të tilla shkrime që çusitën botën.
Gjuha jonë ka disa shkronja karakteristike si:ë,ç,dh,zh,xh, që e dallojnë bga gjuhët të tjera.Këto shkronja rrallë i sheh të shkruara në internet,sidomos ç-ja,që po zëvendësohet me shkronjën q,shkronja xh me gj,shkronja y me i-në,në trvën e Pollogut si në të folur dhe në të shkruar.Ja disa shenbuj:Un-Unë;dit-ditë;nat-natë;lum-lumë;nën-nënë etj
ç-q si:qfar-çfarë;çekiç-qekiq;çarshi-qarshi;çun-qun;UÇK-UQK
xh-gj:xhaxhi-gjagji;xhami-gjami;xhamadan-gjamadan ,e shumë tjera.

Edhe më shqetësuese për gjuhën tonë është edhe zëvendësimi i kohës së ardhme në gramatikë me kohën e tanishme,gabim të cilin e hasim si në të folur dhe në të shkruar.Këtë gabim shpesh e bëjnë kuvendarët në Maqedoninë e veriut dhe në Kosovë,redaksitë e gazetave ditore,intelektualët nëpër debate,arsimtarët para nxënësve,predikuesit e fesë nëpër xhamitë e tyre.Ja disa shembuj:Ai duhet të punon;në vend të;Ai duhet të punojë.Ai duhet të mëson;në vend të:Ai duhet të mësojë.Kjo praktikë i neverit gjuhëtarët pa masë.
Shqetësim tjetër janë edhe të folmet e Pollogut ku vokali y zëvendësohet me vokalin i.Këtë e hasim në të folmet e kësaj ane si:Qitet-Qytet;krihet-kryhet;di-dy;qimir-qymyr;diqan-dyqan;illi-ylli,e të tjera.
Në deladën e fundit shpesh dëgjohen dhe shkruhen fjalë me shkurtesa,që konsiderohen si nënçmim për gjuhën tonë të bukur si:gjes,flm, spa,nqs,natën,ditën .Këto fjalë përshëndetëse dhe disa të tjera si:kuvënd,vënd,mënd,janë zhargone që e sakatojnë gjuhën tonë dhe nuk gjenden në fjalorët e gjuhës shqipe.Është mëkat i madh që një komb përdhos gjuhën e tij,të cilën duhet ta ruajmë me ndershmëri dhe ta kultivojmë tek brezat që po na ndjekin pas.StrugaLajm

Shkruan:Asani AsaniStrugaLajm


Loading...
loading...