Historiku i SH.K.A ,,BESA“- Dollogozhde-Kaim Dauti (Foto)

Nga Kaim Dauti/Strugalajm.com

     Artdashesit e Dollogozhdes aktivitetin kulturor ne menyre te organizuar  e kane filluar  qe ne vitin 1972 me mbajtjen e disa koncerteve ne fshat dhe ne rrethine.

   Edhe pse nje numer i aktivisteve emigruan ne vendet e perendimit per te siguruar jetesen me te mire, aktiviteti i kesaj shoqerie filloi te zbehet dhe te nderpritet per nje kohe te gjate deri ne vitin 1992.Ne kete vit me iniciativen e nje grupi artdashesish SH.K.A,,Besa“filloi aktivitetin ku me programin e saj mori pjese ne disa koncerte qe i organizoi ne fshatin Dollogozhde.

   Pas organizimit te disa koncerteve per nje kohe te shkurter arriti te kete nje numer te madh te te rinjve qe donin te merren me aktivitete artistike dhe kulturore. Per here te pare ne festivalin e dyte ,,Kenge jeho“ qe mbahet ne Struge ne vitin 1993 SH.K.A,,Besa”merr pjese me grupin folklorik te ciftelive si risi ne kete festival ku u nderuam nga publiku strugan dhe me gjere.

   Ne vitin 1994 shoqeria jone pati ngritje te nivelit te saj artistik dhe kulturor ku morem ftesen per te marre pjese  edhe ne festivalin „Oda dibrane“ qe mbahet ne Peshkopi te Shqiperise ,festival ky qe kishte per qellim takimin e rapsodeve te Shqiperise me SH.K.A -te qe vepronin ne Maqedoni.Per shoqerine tone ishte kjo nje eksperience e re drejt festivaleve me nivel me te larte kulturor dhe artistik,ku ne u prezantuam me tre pika muzikore autoktone te treves se Struges.

  Viti 1995 ishte vit i sukseseve per shoqerine tone, pasi po ne kete vit ne morem pjese  ne festivalin ,,Sharri kendon“ ne Tetove ku u paraqitem para publikut tetovar me program autokton dollogozhdar (kenge dhe valle sipas zakoneve dollogozhdare), ne festivalin “Oda dibrane”-Peshkopi si dhe ne festivalin “Kenge jeho”-Struge.

   Aktivitetin kulturor dhe artistik shoqeria ,,Besa’’ e vazhdon vit pas viti, ku ne vitin 1997 fillon bashkepunimin edhe me koreograf nga Shqiperia.Shoqeria jone punoi me koreografin e mirenjohur Sadi Halili nga Librazhdi,me te cilin marrim pjese ne festivalin ,,Kenge jeho 97’’ me valle dhe motive te Librazhdit, kenge per Anton Cetten,suite vallesh dollogozhdare…StrugaLajm

Vlen qe te permenden edhe aktivitetet e shoqerise tone ne organizimin e nje koncerti madheshtor qe u mbajt ne stadiumin e fshatit tone ne qershor te 1999 per nder te percjelljes se vellezerve kosovare qe u kthyen ne vatrat e tyre shekullore.

Ne kete koncert moren pjese edhe kengetaret e mirenjohur kosovare Shkurte Fejza dhe Riza Bytyçi.

  Tradita  jone kulturore vazhdoi te jete ushqim shpirteror per brezat qe vijne pas me art dhe kulture  shqiptare. Shoqeria kulturore artistike ne mesin e saj ka anetare veterane ,te rinj,studente,nxenes te shkollave te mesme dhe fillore,te cilet veprojne ne seksione te ndryshme si kengetare,valletare , instrumentist,grup  folklorik etj.StrugaLajm

    Aktivitetin e saj kjo shoqeri e nderpret ne vitin 2001 per shkak te konfliktit te armatosur ne Maqedoni,per te rifilluar menjehere ne vitin 2002 me nje staf te ri drejtues si dhe me anetare te rinj. Per kete periudhe kohore shoqeria jone mori pjese  ne shume koncerte dhe festivale ku u shperblye me cmime ne vendet e para per koreografi te re.Ne kete periudhe  punoi edhe valltari i mirenjohur i ansamblit te shtetit shqiptar Rexhep Celiku ku ne festivalin”Kenge jeho”-Struge fale tij  morem vendin e pare per valle te perpunuar me nje koreografi te re.      

Nga viti 2004  kjo shoqeri udhehiqet nga nje staf tjeter drejtuesish.

Si nje nder sukseset me te arritura te shoqerise sone ishte pjesemarrja ne festivalin e organizuar i titulluar”Lojrat popullore nderkombetare” ne  Gaziantep,ne Turqi nga 19 maj 2004 deri me 25 maj 2004 ku nga organizatoret e festivalit u pajisem me mirenjohje per pjesemarrje dhe per nje performance te arritur.

Si e arritur tjeter e shoqerise sone per vitet ne vijim eshte edhe pjesemarrja ne Zvicer per nder te 28 nentorit  me nje koncert per gurbetqaret dollogozhdare qe punojne ne Zvicer nga te cilet u organizua nje pritje vellazerore qe do te mbahet mend per shume gjate.

Shoqeria jone kulturore artistike gjithmone ka marre pjese ne te gjitha evenimentet kulturore,manifestimet shkollore si dhe koncerte qe jane mbajtur ne fshatin tone duke u paraqitur me program kulturoro-artistik per qytetaret tone.

Uroj dhe shpresoj qe kjo shoqeri kulturore artistike edhe ne te ardhmen te vazhdoje me aktivitete kulturore e udhehequr nga gjeneratat e reja per te mbajtur gjalle deshiren per art dhe kulture per brezat qe do te vijne pas.



Loading...
loading...