Hoqi dorë nga mbretëria, ja çfarë ka vendosur të bëjë tani Meghan Markle

Meghan dhe Harry kanë hequr dorë nga roli mbretëror për të jetuar të pavarur financiarisht në Amerikën e Veriut.Dorëheqja e tyre ka shkaktuar shumë polemika në pallatin mbretëror por kjo nuk i ka bërë që të ndryshojnë mendje.Dyshja kanë vendosur të jetojnë një jetë të qetë larg të gjithave.

Ditën e sotme “Times” ka bërë me dije se Meghan ka nënshkruar një kontratë me “Disney”, por nuk do të ketë asnjë përfitim. Ajo do të dublojë disa projekte të tyre dhe fitimet do të shkojnë për “Elephants Without Borders” ( organizatë që mbron kafshët nga gjuetia). Kujtojmë se Meghan u largua nga aktrimi kur u fejua me Harryn në 2017 dhe ndoshta ky është një hap që tregon se ajo do t’i rikthehet përsëri.StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...