Isa Mustafa është djalë me “gazdë”

Opinioni publik në Kosovë dhe më gjerë është duke ndjekur me interesim të madh negociatat për krijimin e institucioneve në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019. Ajo që është duke neveritur shumicën dërmuese të shqiptarëve ka të bëjë me përpjekjet e Isa Mustafës që t’i vendosë këto institucione në karrocë invalidësh me qëllim që shteti i Kosovës të jetë një shtet me aftësi të kufizuara.

Qëndrimet e Isa Mustafës nuk mund të interpretohen duke u mbështetur vetëm në ambicien e tij për t’u bërë “president”. Për këtë kategori politikanësh një mik imi nga Tetova përdor shprehjen: “është djalë me ‘gazdë’”! Me një fjalë, nuk duhet të përjashtohet që veprimet e kësaj kategorie politikanësh në Kosovë të jenë të kushtëzuara me atë çka u thotë “gazda”…
Të gjithë e dimë se kur duhej të nënshkruhej marrëveshja për paralizimin e shtetit të Kosovës nëpërmjet asaj që mori emrin “Zajednica e komunave me shumicë serbe”, Isa Mustafa nuk ngurroi që të nënshkruante menjëherë marrëveshjen. Edhe pse kjo marrëveshje u cilësua antikushtetuese nga ana e Gjykatës Kushtetuese, Isa Mustafa nuk pati asnjë pasojë për nënshkrimin e saj.StrugaLajm

Tani, kur duhet të krijohen institucionet që të funksionojë shteti i Kosovës, Isa Mustafa ua ka ngjitur rrotave të karrocës ku është ulur dhe kërkon ta shndërrojë në “fron presidencial”. Kam bindjen se një veprim i tillë është rezultat i asaj se Isa Mustafa është djalë me “gazdë”.StrugaLajm

Të shpresojmë që do të gjenden modalitete që të mos paralizohet shteti i pavarur i Kosovës.

In : Aktuale

Loading...
loading...