Ja cilat kompani mund të aplikojnë për subvencionim të kompanive të dëmtuara

Në Maqedoninë e Veriut është hapur thirrja e parë për subvenciononim të kompanive të dëmtuara nga kriza e shkaktuar nga pandemia e virusit COVID-19, transmeton Zhurnal.

Këtë e bëri të ditur në konferencë për media drejtori i Bankës për Zhvillim, Kire Naumov.

“Sot është hapur thirrje publike për subvencionim të kredive të kompanive mikro dhe të mesme nëpërmjet Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut”, tha drejtori Naumov.

Në thirrjen e parë mund të aplikojnë kompanitë turistike dhe të transportit.StrugaLajm

Bëhet fjalë për subvencionet që ishin pjesë e pakos së parë ekonomike të publikuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut për t’i ndihmuar kompanitë e prekura nga pandemia.StrugaLajm

Subvencionet do të jenë në formë të kredisë, me zero denarë kamatë.

Të gjitha kompanitë që janë prekur nga kjo gjendje, duhet të dëshmojnë me dokumente dhe pastaj të aplikojnë në shpalljen e publikuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Thirrja është publikuar edhe në ueb faqen e Bankës për zhvillim e Maqedonisë së Eeriut SHA Shkup. Të dhënat më të hollësishme mund ti lexoni KËTU

In : Aktuale

Loading...
loading...