Ja deri kur do të kemi diell në këto ditë janari

Meteorologët e Entit për Punë Hidrometeorologjike paralajmërojnë se këto ditë do të na shoqërojë mot me diell, kurse ndryshimi i motit sipas tyre do të vijë nga mesi i javës së ardhshme.
Elena Jovanovska, thotë se java pritet të nis me mot stabil, por me vranësira. Dita e ejte, sipas saj, do të sjellë ndryshim të motit edhe atë me temperatura më të ulëta dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut.

“Deri të mërkurën vendi jonë do të jetë në ndikim të një mase të qëndrueshme të ajrit. Ajo do të shkaktojë mot me diell dhe me vranësira mesatare, në disa vende do të ketë edhe vranësira të konsiderueshme. Do të fryj erë e lehtë nga drejtimi jugor. Temperaturat ditore të ajrit do të jenë mbi mesataren e kësaj periudhe të vitit, sidomos në vendet më të larta dhe malet. Nga e enjtja do të ketë reshje të përkohshme shiu, me intensitet më të vogël, më së shumti në pjesët jugore dhe perëndimore të vendit”, thotl Elena Jovanovska, meterologe.

Megjithatë, meteorologët thonë se temperaturat e pazakonta për këtë periudhë të vitit, nuk pritet të ndryshojnë ndjeshëm në ditët në vijim. Meteorologia Elena Jovanovska njofton se deri në javën e ardhshme nuk priten procese intensive, por vetëm ndryshim të butë të kushteve klimatike.

Loading...
loading...











Loading…


loading…